Harta e botës në brigjet e Liqenit Klejtrup, në Danimarkë është 4.000 metër katror dhe përbëhet vetëm nga gurë dhe bar. Ajo u krijua nga Soren Poulsen, i cili 25 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi duke ndërtuar këtë hartë.
Ai ka lindur në Danimarkë në vitin 1888. Një pjesë të jetës së tij e kaloi në Amerikë, por më pas u kthye në fshatin ku kishte lindur. Në vitin 1943, kur ai ishte duke punuar në livadhin për rreth gjeti një gur në formën e Jutland-it dhe kjo e frymëzoi për të krijuar botën e tij të vogël.
Një vit më vonë, me ndihmën e mjeteve primitive dhe një karroce dore, Poulsen filloi shtrimin e gurëve të mëdhenj mbi liqenin e akullt dhe kështu dalëngadalë harta e botës filloi të marë formë.
Soren Poulsen vazhdoi ndërtimin e saj deri në vdekjen e tij në vitin 1969. Përmasat përfundimtare të hartës ishin 45 metër me 90 metër.
Sot “Harta e botes në Liqenin Klejtrup” përbën një atraksion turistik mjaft popullor në zonën Viborg.