Airnergy, paisja qe karikon telefonin tuaj me ane te Wi-Fi
U thoni lamtumirë baterive dhe karikimit me anë të energjisë elektrike. Shumë shpejt do të mund të përdorni Wi-Fi për të karikuar celularin tuaj.
Nuk do t’ju duhet të karikoni më celularin tuaj për të dërguar një mesazh dhe po ashtu nuk do t’ju duhet të qëndroni në një karrige për të marrë sinjal më të mirë. Të gjitha këto do të jenë pjesë e së shkuarës, sepse inxhinierët amerikanë së fundmi kanë projektuar një paisje, e cila kap sinjalet e Wi-Fi dhe i kthen ato në energji.
Në panairin “Consumers Electronic Show” në Las Vegas është prezantuar nje paisje e re, e cila lejon karikimin e celulareve me wireless. Quhet “Airnergy” dhe është një sistem i ndërtuar nga kompania amerikane RCA. Ai është në gjendje për të kapur sinjalet “Wi-Fi” dhe i kthehen ato në energji pozitive për të karikuar celularin tuaj.
Tani për tani, aftësia e “Airnergy” varet nga fuqia e sinjalit të “Wi-Fi” në zonat përreth. Gjatë një prove në panairin e prezantimit, një “Blackberry” u karrikua për 90 minuta. “Airnergy” do te dalë në treg në SHBA vitin e ardhshëm më një çmim prej 40 dollarësh. Por kjo nuk është e vetmja paisje, që ka një funksion të tillë.
Vitin e kaluar, "PowerBeam" prezantoi sistemin “WiTricity”, i cili lejon që paisje të vogla elektrike të karikohen me wireless. Kurse kompania “Case-Mate” ka nxjerre së fundmi “The Hug.” Mjafton të vendosni celularin mbi të dhe bateria karikohet. Kjo pajisje kushton 90 dollarë dhe përdoret vetëm për “iPhone”.