Secondary Adv

Se shpejti vjen 5G, 40 here me i shpejte se 4G

Share on Google+

Vetëm 5 vjet pasi në treg është lançuar 4G, gara midis kompanive më të mëdha të tekologjisë për ndërtimin e 5G është në kulmin e saj. Shumë prej nesh mund të mendojnë se me 5G do t’u ofrohet një internet më i shpejtë, mundësi për të hapur disa faqe njëkohësisht në aparatin e tyre celular e të tjera avantazhe si këto. Dhe kanë të drejtë. Por përveç këtyre, 5G premton të jetë një revolucion i vërtetë. 

 

5G do të jetë gjenerata e pestë e wirelessit. Sipas Bill Smith, president i AT&T, 5G do të përcaktohet në vitin 2018, ndërsa standardet e 5G do të vendosen rreth vitit 2019. Ato do të përcaktojnë se cilat teknologji do të mund të quhen “5G”, si edhe karakteristika të tjera, që do të bëhen të ditura më vonë. 

5G do të ofrojë shpejtësi rreth 40 herë më të madhe se 4G, mjaftueshëm e shpejtë për të transmetuar video 8K, video në 3D, apo për të shkarkuar filma 3D për vetëm 6 sekonda (në 4G do të duheshin rreth 6 minuta). Sipas kompanisë Nokia 5G do të ketë një shpejtësi rreth 100 megabits për sekondë, që është rreth katër herë më e lartë se shpejtësia më e mirë e 4G. Eksperimentet e 5G do të jenë në një frekuencë të lartë, deri në 73 mijë MHz. Tani rrjetet e transmetimit funksionojë në një sinjal nga 700-3.500 MHz. 

Kompanitë janë duke u munduar që 5G të mund të arrihet deri nga fundi i vitit 2017, por një gjë e tillë do të jetë e vështirë.


Më të lexuarat