Google prezanton paisjen, qe iu vjen ne ndihme diabetikeve
Google kohët e fundit është duke krijuar një smartwatch të ri, e cila mund të marrë një mostër të gjakut tuaj pa përdorimin e gjilpërës. Kjo mund të ndihmojë diabetikët për të monitoruar nivelin e glukozës në gjak, pa qenë e nevojshme të shpojnë gishtin disa herë brenda ditës.
Pra paisja e re e Google do të zëvendësojë atë sistem me diçka më pak të dhimbshme dhe më shumë automatike. Aplikimi, i cili quhet “Nxjerrja e gjakut pa gjilpërë” në fillim do të dërgojë një rritje “të papritur të gazit” tek një cilindër, që përmban mikro grimca, i cili më pas shpon lëkurën për të nxjerrë një sasi të vogël gjaku.
Kjo sasi më pas thithet nga një cilindër me presion negativ dhe mund të përdoret për analiza të mëtejshme. Edhe pse diabetikët nuk janë përmendur në mënyrë specifike në projekt nuk është hera e parë që Google ka për qëllim ti ndihmojë ata me anë të shpikjeve të saj.
Vetëm vitin e kaluar, një ekip shkencëtarësh aty ka filluar të punojë për prodhimin e lenteve “inteligjente” të kontaktit, të cilat do të përcaktojnë nivelin e sheqerit ne gjak të pacientëve me diabet.
Ky projekt është ende në hapat e parë të tij, por ne shpresojmë që ato të dalin në treg sa më shpejt, pasi do të përmirësonin jetën e shumë njerëzve në botë.