×
Secondary Adv

Kinezet krijojne makinen qe drejtohet me ane te mendjes

Share on Google+

Hulumtuesit kinezë kanë krijuar një makinë, e cila mund të drejtohet duke përdorur teknologjinë e kontrollit te mendjes. Shoferi është i detyruar të veshë një kapelë të veçantë, e cila kap sinjalet e trurit për të drejtuar makinën. 

 

Sipas një raporti të Reuters, hulumtuesit e Universitetit Nankai kanë përdorur 16 sensorë të elektroencefalogramës (EEG), për të kapur sinjale nga truri i shoferit. Pastaj ata krijuan një sistem kompjuterik, i cili zgjedh sinjalet përkatëse dhe i përkthen ato në komanda për të kontrolluar makinën. 

Kërkuesit thonë se kjo teknologji mund të përdoret për të drejtuar makinën përpara, për ta kthyer pas, për të frenuar si edhe për të bllokuar dhe zhbllokuar dyert e saj.

Padyshim që kjo teknologji është mbresëlënëse, por kjo nuk është hera e parë qqë diçka si kjo është bërë. 

Në vitin 2011, hulumtuesit e grupit të inteligjencës artificiale në AutoNOMOS demonstruan një teknologji të ngjashme në një Volkswagen Passat të modifikuar. Si shoferët e makinave të Universitetit Nankai ashtu edhe ata të Volkswagen-it duhej të vishnin një kapelë të veçantë, e cila mund të përkthejë sinjalet e trurit.

Hulumtuesit gjithashtu po përdorin teknologjinë BCI për të ndihmuar njerëzit më  me aftësi të kufizuara.


Më të lexuarat