×
Secondary Adv

23 vjecarja krijon dronin qe mat ndotjen e ajrit

Share on Google+

Monica Abarca është një inxhiniere vetëm 23-vjeçare, e cila pavarësisht rinisë së saj, është një specialiste në mekatronikë. Ajo shpiku një dron, i cili është i përbërë nga sensorë dhe algoritma të aftë për të zbuluar ndotjen e ajërit.  

 

Kjo paisje mund të përdoret gjithashtu edhe në sektorin e minierave metalurgjike duke zëvendësuar stacionin e matjes së ndotjes.  Kjo bën të mundur që droni të inspektojë një zonë me sipërfaqe të madhe dhe të zbulojë në mënyrë efikase nësë ndotja e ajërit afër minierave është e dëmshme për njerëzit. Droni i krijuar nga Monica mund të fluturojë deri në 500 metra mbi nivelin e detit, për rreth 10 minuta dhe nuk është i pajisur me kamera.

 

Megjithatë, një version i dytë, i cili është në zhvillim e sipër, do të mund të fluturojë deri në 30 minuta dhe do të ketë një aparat fotografik, i cili do të lehtësojë procesin e eksplorimit. Përveç kësaj, dizajni i ri do të jetë në gjendje të fluturojnë më lart, duke u bërë i dobishëm për tu përdorur edhe në fusha të tjera.


Më të lexuarat