A erdhi jeta ne Toke nga hapesira? Ja cfare thone shkencetaret
Nëse shkencëtarët arijnë të ulen me sukses në sipërfaqe të Planetit Mars, atëherë mund të zbulohet një informacion i rëndësishëm në lidhje me origjinën e jetës në Tokë, e cila deri më sot mbetet një prej mistereve më të mëdha shkencore në historinë e njerëzimit.
Sipas teorisë Panspermia, e cila daton në shekullin 5 pas erës sonë, jeta në fillim nuk është krijuar në tokë, por në një tjetër planet. Shkencëtarët dyshojnë se ajo ka ardhur nga Marsi. Pasi kanë studiuar gjeografinë, atmosferën dhe përbërjen e dheut ata e dinë se miliarda vjet më parë Planeti i Kuq ishte një botë e ngrohtë dhe e lagësht me kushte ideale për jetën.
Nëse ata arrijnë të gjejnë në Mars mikrobe, të cilët janë të lidhur në mënyrë të qartë me ata në Tokë, atëherë një zbulim i tillë do të ndryshonte rrjedhën e historisë njerëzore. Në vitin 1996, një ekip i udhëhequr nga NASA botoi në revistën prestigjoze “Science” një letër, ku tregonin se kishin gjetur përbërje organike në meteorin marsian"ALH8400." Deri më sot, shkencëtarët kanë identifikuar 132 meteorite marsiane.
Sipas studiuesve, për shkak se Marsi ka më pak gravitet se Toka, korja e planetit marsian është më pak e dendur se ajo e planetit tonë që do të thotë se në nëntokën e tij mund të rrjedhë më shumë ujë. Kështu, mikrobet e nëntokës së Marsit mund të kenë reaksione kimike të ngjashme me ato të organizmave të brendshëm të Tokës.
Por pavarësisht deklaratave dhe studimeve të shumta nuk do të thotë se jeta në Mars ekziston edhe në ditët e sotme.