×
Secondary Adv

Technosphere, ndertesa qe reflekton Planetin Toke

Share on Google+

Arkitekti James Law ka prezantuar projektin e tij për ndërtimin e një ndërtese në formë sfere, në Dubai.  

 

Koncepti i kësaj ndërtese unike për “Teknoparkun e Dubait” është të pasqyrojë gjendjes e Plantit Tokë në ditët e sotme dhe në të ardhmen. Duket e çuditshme për njerëzit, që të punojnë dhe të jetojnë aty ose thjesht ta vizitojnë atë, por ajo është  simboli i fuqisë së teknologjisë. Ai e quajti atë “Technosphere” dhe do të jetë një ndërtesë multifunksionale. Pjesa e jashtme e “Technosphere” do të jetë e mbuluar me xham dhe në disa pjesë do të jetë e hapur, duke krijuar kështu tarraca në natyrë. Ajo gjithashtu do të ketë zyra, hotele dhe kopështe.

Ndërtesa në formë sferike do të përdorë energjinë diellore për të gjeneruar energji elektrike si edhe do të jetë e pajisur me sistemin e riciklimit të ujit, gje që minimizon përdorimin dhe mbetjet.


Më të lexuarat