Parthenon, muri qe kthen forcen e valeve te detit ne energji elektrike
Problemet e mjedisit sot janë të shumta, ndaj edhe udhëheqës nga e gjithë bota janë mbledhur në Paris për të arritur në një marrëveshje për shpëtimin e planetit nga ndryshimet klimatike në të ardhmen.
Por ndërkohë, Koen Olthuis dhe pjesa tjetër e ekipit të “Waterstudio” janë duke punuar për zgjidhjet, që ne mund të përdorim sot. Muri “Parthenon” nuk shërben vetëm si pritës i valëve të detit, por edhe si gjenerator i energjisë. Waterstudio për të ilustruar sesi funksionon dizanji i tyre i ri përdorën portin e lumit Hudson në Nju Jork, pasi valët aty janë aq të forta sa duhet një mur për të mbrojtur anijet.
Muri detar shërben si një valëpritës i depërtueshëm, i cili fuqinë e valëve e konverton në energji elektrike. Shtyllat e tij janë të përbëra nga 3 cilindra, të cilët rrotullohen në drejtim të akrepave të orës dhe në të kundërt, me një shpejtësi të ulët. Cilindrat janë të mbushur me ujë për ti dhënë fleksibilitet strukturës, por njëkohësisht mos humbasë efikasitetin për zvogëlimin e ndikimit të valëve në port.
Strukstura e kolonave të murit “Parthenon” është e ngjashme me atë të tempujve të famshëm në Greqinë e lashtë, por zhytësit e shohin atë si një pjesë të qytetit të fundosur të Atlantis.