×
Secondary Adv

Phorce, canta e pare inteligjente ne bote, e cila flet me ju

Share on Google+

Kjo është një çantë e përsosur për njerëzit, që janë gjithmonë në lëvizje. Një çantë, e cila karikon të gjitha paisjet tuaja, transformohet në tre lloje të ndryshme si edhe ju lidh me çantën tuaj nëpërmjet një apikacioni për mos e humbur atë asnjëherë. 

 

Ajo është mjaft tërheqëse, kështu ju mund ta merrni kudo që shkoni si: në aeroport, në një takim pune, kafene apo  duke shkuar në shtëpi me biçikletë. Më e rëndësishmja, është se ajo do ju parandalojë të humbisni çantën tuaj dhe paisjet e vlefshme që ju keni brenda saj. Përveç kësaj, ka një aplikacion, i cili lidh telefonin tuaj me çantën “Phorce” nëpërmjet Bluetooth-it dhe kështu ju mund të “flisni” me të. Ky aplikacion ju lejon të matni fuqinë që ka mbetur në pajisjen tuaj përmes një shfaqjeje grafike në ekranin tuaj, i cili ju tregon edhe numrin e saktë të fuqisë (karikimit) të mbetur në të gjitha pajisjet e tjera. 

Gjithashtu ky aplikacion ju dërgon një njoftim në telefonin tuaj, nësë ju e lini çantën diku, kështu mund të shkoni menjëherë për ta marrë atë. Phorce karikon smartphona, tableta, iPod, kamera etj dhe çdo gjë është e mundur duke përdorur lidhjen me USB. çanta përfshin 3 lidhje me USB, 2 të shpejtësisë së lartë dhe një me shpejtësi super të lartë. Kurse Phorce për Mac mund të karikojë një MacBook edhe për 7 orë shtesë. 

Phorce mund të transformohet nga një çantë shpine në një valixhe të vogel vetëm në pak sekonda, pa pasur nevojë për paisje shtesë. Ajo është kompakte dhe e lehtë, peshon vetëm 1.6 kilogram. Phorce synon të përhapë shitjen e produktit në shumë vende të botës dhe me një çmim të arsyeshëm.


Më të lexuarat