
10 shpikjet me te medha te dekades se fundit
Teknologjia është zhvilluar me shpejtësi në të gjithë botën. Ajo na ka ofruar sisteme dhe paisje të jashtëzakonshme, të cilat na i kanë bërë jetën më të mirë dhe më të lehtë.
Këtu po ju listojmë disa nga zbulimet më të mahnitshme të dekadës së fundit:
1. Android
Ai është një nga shpikjet më të rëndësishme të kohës sonë. Pothuajse të gjithë telefonat “inteligjentë” përdorin sistemin operativ Android. Deri më tani rreth 1,5 milion aplikacione janë të vlefshme për tu shkarkuar në tregun e Android.
2. GPS
GPS në fillim u krijua nga “Departamenti Amerikan i Mbrojtjes” dhe Dr. Ivan Getting. Në vitin 2005 ajo morri një përdorim më të gjerë duke u përfshirë edhe në paisjet telefonike. GPS ka qenë një bekim për studentët dhe punëkërkuesit, të cilët lëvizin në qytete dhe vende të ndryshme.
3.Rrjetet socialë
Revolucioni i rrjeteve socialë nisi në vitin 2003 me futjen e Friendster. Një vit më pas ajo u quajt si një nga 50 faqet më të mira të internetit. Megjithatë suksesi i tij ishte i shkurtër. Por më vonë u krijuan shume rrjete të tjerë si: Facebook, MySpace,Twitter etj.
4. Teknologjia e vizionit kompjuterik
Sipas Wikipedia-s, “Computer vision” është një fushë, e cila përfshin metodat për marrjen, përpunimin, analizimin, të kuptuarit e imazhit si edhe dërgimin e të dhënave nga bota reale, në mënyrë që të prodhojë informacione numerike ose simbole. Kjo fushë përfshin rindërtimin e një skene, restaurimin e një imazhi, njohje të objekteve etj.
5. Youtube
Krijimi për Youtube ishte ide e ish-punonjësit të PayPal. Për zhvillim e tij u deshën reth gjashte muaj dhe më pas u ble nga Google për rreth 1.65 miliard dollarë. Që në fillim janë bërë shumë marrëveshje midis YouTube dhe kompanive si: CBS, Vevo, BBC dhe Lions Gate Entertainment, të cilat e lejojnë atë të postojë publikisht video muzikore apo edhe filma.
6. iPhone
Prezantimi i iPhon-it në vitin 2007 ishte ngjarja më e papritur teknologjike e vitit. Kompania ka shitur mbi 1 milion telefona brenda tre muajve. iPhone ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit përdorin telefonin. Nga thjesht për të bërë thirrje telefonike, njerëzit tani mund të përdorin pajisjet e tyre për të hyrë në internet, për të shkëmbyer e-maile, të luajnë lojëra, të bëjnë fotografi si edhe të shikojnë video në të.
7. Prius, makina e parë autonome e Google
Ishte viti 2008 kur Google filloi projektin për makinën e parë autonome. Prius përdor një software të veçantë, një kombinim të sensorëve dhe hartave shumë të sakta dixhitale, për të pasur një udhëtim të sigut dhe të qetë me të.
8. Revolucioni i ekranit me prekje
A ju kujtohen ditët së kaluarës, kur ju dhe shumë të tjerë përdornit telefonat me butona. Ekranet me prekje e kanë ndryshuar plotësisht botën e informatikës. Nga fëmijët deri tek të moshuarit, secili ka një paisje të tillë tani.
9. iPad
Një tjetër shpikje nga Apple është iPad. Ai u shpik në vitin 2010. Si një kompjuter tabletë, ai mund të përdoret për të bërë disa aktivitete si përshembull navigimin në internet, leximin, të shikojmë filma dhe të luajmë lojëra të ndryshme.
10. GitHub
GitHub u prezantua në vitin 2008 nga Tom Preston-Werner.
Më të lexuarat








