×
Secondary Adv

Roboti qe shkruan njesoj si nje njeri

Share on Google+

Kur fëmijëve u trgohet një objekt i ri, të tilla si një shkronjë alfabeti, një foto ose një element i botës kanë nevojë vetëm për pak kohë për ta identifikuar atë me saktësi. Ndërsa robotët duhen trajnuar qindra dhe mijëra herë për të identifikuar jo vetëm një objekt, por edhe për ta identifikuar atë nga kënde të ndryshme.  

 

Kështu shkencëtarët për ta zgjidhur këtë problem kanë hartuar një algoritëm, i cili i lejon robotët të mësojnë vizualisht në të njëjtën mënyrë si bëjnë njerëzit. Kjo i ka lejuar ata jo vetëm ta identifikojnë një objekt nga forma e tij, por edhe ta tërheqin atë për veten e tyre, njësoj si bëjnë fëmijët e vegjël kur janë duke mësuar. 

Profesor Joshua Tenenbaum, një shkencëtar në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, i cili ishte edhe i përfshirë në studim, tha: “Para se fëmjët të shkojnë në kopësht, ata mësojnë të njohin koncepte të reja nga një shembull i vetëm dhe mund edhe të imagjinojnë shembuj të tjerë, që nuk i kanë parë. Ne jemi ende larg nga ndërtimi i robotëve të zgjuar si një fëmijë njerëzor, por kjo është hera e parë që kemi pasur një të tillë, i cili është në gjendje të mësojë.”

Ky algoritëm është krijuar gjithashtu edhe me bashkëpunimin e Dr Brenden Lake, një shkencëtar i Universitetit të Nju Jorkut Roboti u testua në më shumë se 1.600 lloje simbolesh të shkruara me dorë në 50 alfabete të ndryshëm ose kode. Ato përfshinin Sanskritisht, Tibetian, Gujarati, Glagolitik, si edhe letra imagjinare të treguara seriale televizivë. Programi ishte vazhdimisht në gjendje ti riprodhonte këto simbole, të cilët ju shafaqën vetëm njëherë.


Më të lexuarat