×
Secondary Adv

Adidas krijon kepuce nga mbetjet plastike te hedhura ne oqean

Share on Google+

Adidas dhe “Parley for the Oceans,”një organizatë e dedikuar për reduktimin e mbetjeve plastike në oqeane, kanë bashkëpunuar për krijimin e një palë këpucëve të printuara 3D, të cilat janë bërë nga material plastik i riciklueshëm.

Qëllimi i këtij projekti të Adidas është të tregojë se industria mund ta rishikojë dhe ndryshojë mënyrën e dizenjimit duke ndihmuar kështu edhe në ndalimin e ndotjes së oqanit.Këpuca është ende një prototip. Ajo ka një pjesë të sipërme të bërë nga plastika e riciklueshme dhe një taban të printuar 3D i bërë nga rrjeta dhe poliestëer e riciklueshme.

Adidas është zotuar se do të marrë edhe hapa të tjerë për të reduktuar ndotjen e oqaneve nga materialet plastikë, duke shkrirë qese plastike në dyqanet e saj.Kompania thotë se ky qëllim i veçantë do të arrihet deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2016.Dizanji i këtyre këpucëve është i bazuar në “Adidas Futurecraft 3D.”


Më të lexuarat