Secondary Adv

Kili planifikon ndertimin e nje centrali hidroelektrik ne shkretetire

Share on Google+

Nëse do ju duhej të zgjidhnit një vend optimal për ndërtimin e një fabrike hidroelektrike, sigurisht që një shkretëtirë nuk do të jetë zgjedhja juaj e parë. Megjithatë, kompania kiliane e energjisë “Valhalla” ka zgjedhur shkretëtirën “Atacama” si vendin e përsosur për një projekt të tillë. Centrali do të sigurojë energji për tre provinca.

 


Por si do të punojë?
Nëse ka një gjë Kilit nuk mungon është qasja me rajonet bregdetare dhe centralin elektrik të oqeanit Paqësor.Duke tërhequr ujin përmes pompave me enrgji diellore në rezervuarët në malet e Andeve, centrali atëherë do të përdorë gravitetin për të shfrytëzuar fuqinë e ujërave të rrëmbyeshëm, të cilët derdhen në det.Të dy rezervuarët mund të mbajnë ujë deri në volumin e 22.000 pishinave olimpike. Vetë centrali do të ketë një kapacitet prej 300 megavat, të mjaftueshme për të furnizuar tri provinca.

 


Sipas Francisco Torrealba, menaxher i kompanisë Valhalla, ky është i vetmi vend në botë ku mund të zhvillohet një projekt i këtij lloji. Ndërtimi i tij do të marrë rreth tre vjet e gjysmë, por ata shpresojnë që në të ardhmen kjo mënyrë e prodhimit të energjisë do të përdoret edhe në zona të tjera të botës.Kjo është një mënurë mjaft kreative për të prodhuar energji të pastër,duke ulur varësinë tonë nga lëndët djegëse.


Më të lexuarat