Pistat e patinazhit po bëhen gjithmonë e më popullore e argëtuese, sidomos aty ku festohen Krishtlindjet. Ka shumë pista patinazhi në vende të ndryshme të botës, të cilat janë mjaft të bukura.
Ja cilat janë disa prej tyre:
1. Liqeni Banff Louise, Kanada
Liqeni i ngrirë në Parkun kombëtar “Banff” të Kanadasë ju siguron një nga pistat më piktoreske të patinazhit në botë.
2. Pista e patinazhit “Bondi Ice,” Sidnej
Në Sidnei nuk bie kurrë borë, por gjatë muajve të dimrit aty, në qershor dhe korrik, plazhi “Bond” hap një pistë patinazhi, e cila është më e madhja në hemisferën jugore dhe tërheq rreth 30.000 vizitorë në vit.
3. Pista e patinazhit “ Kulla Eifel,” Paris
Pista e patinazhit në Paris është mbyllur këtë vit për shkak të rinovimit të katit të parë të Kullës Eifel, por vitin e ardhshëm do të hapet përsëri. Ajo u hap për herë të parë në vitin 1969, më pas u rinovua dhe u rihap në vitin 2004.
4. Liqeni Evergreen, Kolorado
Ai ndodhet rreth tridhjetë minuta larg nga qendra Denver. Ka një sipërfaqe prej 3 hektarësh dhe është i rrethuar nga pisha me gjelbërim të përhershëm.
5. Pista e patinazhit në Sheshin e Kuq, Moskë
Në dimër, një e katërta e Sheshit të Kuq është e mbuluar nga një pistë patinazhi, e cili është e dekoruar edhe për Krishtlindje.
6. “Rideau Canal Skateway,” Otava
Kanali “Rideau” është pjesë e UNESCO-s. Ai është një shesh patinazhi i lirë, por shërben edhe si një rrugëkalim për udhëtarët, njerëzit që shkojnë në punë apo shkollë, pazar etj. Ai ka një shtrirje rreth edhe 7.8 kilometër.
7. Pista e patinazhit “Rockefeller,” New York
Pista e patinazhit ne qendrën “Rockefeller,” në New York u hap për herë të parë në vitin 1936.
8. Liqeni Shichahai, Pekin
Liqeni “Shichahai” në fakt është i lidhur me tre liqene “Qianhai,” “Houhai,” dhe liqenin “Xihai.” Ai është i rrethuar nga ndërtesa me arkitekturë historike dhe ka një pistë patinazhi të hapur.
9. “Somerset House,” Londër
Ju mund të shkoni vetëm për një orë për patinazh në Londër, në oborrin e shekullit të 18-të, por nuk do e harroni asnjeherë. Ndërkohë që ju aty bëni patinazh mund edhte të pini shampanjë apo çokollatë.
10. “Vienna Ice Dream”, Vjenë, Austri
Kjo pistë ka një sipërfaqe rreth 6.000 metrër katror. Aty ofrohen pije dhe udhqime të ndryshme austriake.