×
Secondary Adv

Ngarkuesi me i madh ne bote

Share on Google+

Njerëzit, të cilët merren me industrinë e ndërtimit dhe minierave e kanë të domosdoshme përdorimin e paisje të mëdha. LeTourneau L2350 është ngarkuesi më i madh në të gjithë botën. 

 

L-2350 është prodhuar nga kompania e famshme CAT. Ai është përdorur në industri në mbarë botën si në Meksikë, Evropë dhe Lindjen e Mesme. Ngarkuesi është projektuar për të kryer ngarkesa deri në 400 ton, L-2350 peshon rreth 285 ton. Ai mund të ngrejë ngarkesa deri në 24 metra lartësi me një rreze prej 12 metra.Kamioni  përmban një motor nafte, i cili prodhon 2300 kuaj-fuqi. Një fuqi, e cila është e nevojshme duke marrë parasysh sasitë e mëdha që ai duhet të ngrejë.

Makina përmban një sistem të lartë të performancës, i cili quhet LINCS. Ai jep informacion mbi gjendjen e automjetit, kapacitetin e ngritjes dhe informacione të tjera si mbi kontrollin hidraulik etj. Rezervuari i kësaj makinerie është rreth 1.050 litra dhe është një nga ngarkuesit më të mëdhenj të ndërtuar ndonjëherë. Gomat kanë një diametër prej 13 metrash dhe një peshë të përgjithshme 8 ton. 


Më të lexuarat