×
Secondary Adv

Samsung ne mars prezanton Galaxy S7, ja disa vecori te tij

Share on Google+

Samsung Galaxy S6 ka qenë vetëm në treg për disa muaj dhe tashmë kompania do të vijë në treg me dy variante të Galaxy S7, të cilat do të kenë ekrane të lakuara, dhe asnjëri prej këtyre modeleve nuk do të ofrojë ekran të rrafshët, standard sikurse modelet e mëparshme. 

 

Ajo do të ndërtojë ekran me prekje 3D, (njësoj si ekrani 3D Touch i Apple në iPhone 6S) dhe porta USB të tipit C me teknologjinë e karikimit të shpejtë për Galaxy S7 dhe S7 Edge. Kjo e fundit do ti garantonte telefonave një karikim brenda 30 minutave. Kështu që, përdoruesit e Samsung do të kenë avantazh ndaj atyre të Apple, pasi celulari i tyre i ardhshëm do të karikohet shumë më shpejt se iPhone. 

Pritjet janë që modelet e reja të Samsung të vijnë në tremujorin e parë të vitit 2016, dhe sipas Sammobile thuhet se prezantimi i telefonit do të bëhet në muajin mars. Në modelet e reja është thënë se Samsung do të vendosë procesorin e saj më të ri, si dhe gjeneratën e re të kamerave të prodhuara nga Sony.


Më të lexuarat