Secondary Adv

Tullat prej balte, qe na ndihmojne ta mbajme shtepine te fresket ne menyre natyrale

Share on Google+

Prodhimi i një tulle të re inovative është duke hapur rrugën drejt zgjidhjeve më të rehatshme, të përballueshme, dhe të qëndrueshme arkitektonike për vendet me klimë të nxehtë.  

 

Dy arkitektët kolumbianë Miguel Niño dhe Johanna Navarro të “Sumart Diseño y Arquitectura SAS” kanë  projektuar BT - Bloque Termodisipador (HB - heatsink), një lloj tulle prej balte, e cila ndihmon për të mbajtur ndërtesat freskët në mënyrë natyrale. Me një formë jo të rregullt, tullat kënddrejtë dhe të shpuara jo vetëm përmirësojnë sistemin termik të ndërtesës, por gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e mbetjeve materiale dhe kohës së ndërtimit. 

Rrezatimi diellor në disa vende është i lartë, por duke përdorur këtë lloj tulle në ndërtim transferimi i ngrohjes shmanget në nivel të madh. Ka disa lloje të këtyre tullave, të cilat ngjajnë si figura gjeometrike. Në dallim nga tulla standarde, BT Bloque Termodisipador është me pesë anë dhe asimetrike, ato lejojnë që përmes tyre të kalojë erë dhe kështu nxehtësia e ruajtur të zhduket.


Më të lexuarat