Apple po teston pese prototipa te ndryshem te iPhone 7
Telefoni më i ri që do të prodhohet nga Apple është iPhone 7. Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë Apple do të bëjë ndryshime tek dizajni dhe do të shtojë disa veçori të reja.
Apple po punon për krijimin e iPhone 7. Sipas një burimi të afërt me kompaninë, mësohet se Apple po teston 5 prototipa të ndryshëm të iPhone 7. Disa nga teknologjitë, që do të përfshihen tek ai janë porta për USB e tipit C, furnizimi me energji nëpërmjet wireless-it, skaneri për gjurmët e gishtave, i cili do të vendoset tek ekrani i telefonit, teknologjia Multi-Power-Touch dhe kamera e dyfishtë në anën e pasme. Mësohet gjithashtu se Apple po teston edhe ekranin AMOLED, edhe pse një ndryshim i tillë nuk do të ndodhë deri në vitin 2019.
Deri tani është thënë se iPhone 7 do të jetë rezistent ndaj ujit dhe nuk do të ketë vendin e kufjeve. Meqë iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus kanë më pak se tre muaj që kanë dalë në treg, do të na duhet të presim gjatë derisa të zbulohet iPhone 7.