×
Secondary Adv

Shpikja japoneze qe konverton plastiken ne nafte

Share on Google+

Brenda një viti në gjithë botën prodhohen rreth 260 milion ton materiale plastike. E pas përdorimit, ato bëhen gjithmonë e më të dëmshme. Mirëpo një shkencëtar japonez pretendon se ka krijuar një paisje të quajtur “Blest Machine,” e cila e kthen plastikën në naftë. 

 

Sipas profesorit Akinori Ito, kjo arrihet falë procesit të dekompozimit termokimik të plastikës, të njohur ndryshe edhe si piroliza. Madje, kjo pajisje e ka rendimentin 100 për qind, që do të thotë se  për çdo 1 kilogram mbeturina plastike nxirret 1 litër naftë. Pas dekompozimit termokimik të mbeturinave plastike në një temperaturë që nuk i kalon 420°C, gazi kalon përmes një tubi në një ene të mbushur me ujë, nëpër të cilën lëngëzohet.  

Por Akinori Ito nuk asht i vetmi që merret më këtë. Një kompani e madhe po ndërton një impiant, i cili do të përpunojë rreth  10 mijë ton mbetje plastike në vit.


Më të lexuarat