×
Secondary Adv

20 njerezit me te pasur ne bote per vitin 2015

Share on Google+

Sot në botë ka 1.826 miliarderë. Gjatë vitit të kaluar rreth 290 persona ju bashkuan këtij grupi elitar, pavarësisht trazirave ekonomike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende dominojnë renditjen, por gjithashtu ka pasur një rritje të konsiderueshme të numërit të miliarderëve në Kinë. 

 

Këtu janë 20 njerëzit më të pasur në botë për vitin 2015 sipas revistës Forbes:

 

1.Sergey Brin (29.2 miliard dollarë)  

 

Sergey Brin është bashkë-themelues i gjigandit të teknologjisë Google. Ai është gjithashtu drejtor i kompanisë për projektet e veçanta. 

 

2.Larry Page (29.7 miliard dollarë)

 

“BackRub” ishte emri i projektit të ideuar nga Larry Page dhe Sergey Brin në vitin 1996, në dhomat e tyre të konviktit, ndërsa bënin doktoratën në shkenca kompjuterike në Universitetin e Stanfordit. Për më shumë se një vit, motori i kërkimit operoi në serverët e universitetit. Dyshja la universitetin e Stanfordit për të themeluar kompaninë e tyre Google.

 

3.Sheldon Adelson (31.4 miliard dollarë) 

Pasi shiti COMDEX Trade Shoës në vitin 1995, Adelson i përdori fitimet për të ndërtuar Las Vegas Sands, kompaninë e tij të kazinove. Adelson vazhdon të jetë presidenti dhe shefi ekzekutiv i kësaj kompanie edhe sot, dhe pavarësisht disa pengesave, industria e kazinove është treguar bujare me të. Ai është personi më i pasur në Nevada dhe një nga 20 më të pasurit në botë. Adelson njihet dhe për kontributet e tij në politikë. Në vitin 2012 ai dhuroi 100 milion dollarë për Partinë Republikane. 

 

4.Li Ka-shing (33.3 miliard dollarë) 

Li Ka-shing është kryetar i Hutchison Whampoa, një kompani investimi me bazë në Hong Kong. Ajo operon me biznese të lidhura me telekomunikacionin, hotelerinë, infrastrukturën dhe prodhimin e energjisë. Li Ka-shing është njeriu më i pasur në Azi.

 

5.Mark Zuckerberg (33.4 miliard dollarë) 

Zuckenberg e nisi projektin Facebook gjatë shkollës së lartë në Universitetin e Harvardit. Pas shkollës ai u zhvendos në Kaliforni me bashkëthemeluesit e tij për të ushqyer rritjen e kompanisë. Në vitin 2006 ai refuzoi një ofertë nga Yahoo për ta shitur kompaninë për 1 miliard dollarë, gjë që ishte një lëvizje e zgjuar duke parë që në vitin 2012 ai arriti të fitonte 16 miliard dollarë nga Facebook.

 

6.Jeff Bezos (34.8 miliard dollarë)

Bezos shkroi planin origjinal të biznesit Amazon në kohën kur ishte i ulur në vendin e pasagjerit ndërkohë që gruaja e tij ngiste makinën, ndërsa shkonin së bashku me qenin e tyre në Bregun Lindor të Siatëllit, ku ai planifikoi dhe themeloi kompaninë. Sot, Bezos zotëron 18 për qind të aksioneve të Amazon. 

 

7.Michael Bloomberg (35.5 miliard dollarë)

I njohur si personi më i pasur në Neë York, Bloomberg nisi karrierën e tij në Salomon Brothers, ku u bashkua si tregtar dhe më pas u bë partner. Kur mori drejtimin e kompanisë, ai themeloi kompaninë Bloomberg L.P në vitin 1981. Kompania ishte e projektuar për të bërë informacionin e tregut të aksesueshëm në kohë reale. Bloomberg shërbeu si kryebashkiak i Neë Yorkut për tre mandate të njëpasnjëshme, dhe është përmendur si kandidaturë e mundshme për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

 

8. Bernard Arnault dhe familja (37.2 miliard dollarë)  

Ky 66 vjeçar është kryetar dhe CEO i LVMH Louis Vuitton. Ai mbikëqyr një perandori të rreth 60 markave.

 

9.S. Robson Walton (39.1 miliard dollarë)

 

Samuel Robson Walton është kryetar i Wal-Mart Stores, kompania më e madhe në botë për nga të ardhurat. Ai është djali i madh i Sam Walton, themeluesit të Wal-Mart.

 

10.Alice Walton (39.4 miliard dollarë)

  

E bija e Sam Walton, themeluesit të Wal-Mart. Ajo është filantropia më e madhe në familjen Walton. Ajo është kryetarja e Crystal Bridges Muzeu i Artit në Amerikë.

 

11.Liliane Bettencourt dhe familja (40.1 miliard dollarë)

92-vjeçarja dhe familja e saj zotërojnë 33 për qind të L'Oreal, kompania më e madhe kozmetike botë.

 

12.Jim Walton (40.6 miliard dollarë) 

Jim Walton është djali më i ri i Sam Walton, themeluesit të Wal-Mart Stores. 

 

13.Christy Walton dhe familja (41.7 miliard dollarë) 

Christy Walton është gruaja më e pasur në botë. Ajo u martua në familjen Walton, familjen më të pasur në botë. Walton është e veja e John Walton, një nga bijtë e themeluesit Sam Walton Walmart. Pas vdekjes së tij në qershor të vitit 2005 ajo ka trashëguar pasurinë e tij prej 18.2 miliard dollarësh.

 

14.David Koch (42.9 miliard dollarë)

Ky miliarder 74 vjeçar është nënkryetar i Koch Industri. Së bashku me vëllain e tij, Charles, ata zotërojnë 42 përqind të firmës. 

 

15.Charles Koch (42.9 miliard dollarë) 

Charles Koch është CEO i Koch Industri, e cila merret me tubacionet e naftës, rafineritë si edhe materialet e ndërtimit. Ai zotëron 42% të kompanisë me bazë në Kansas. Vëllezërit Koch janë familja dytë më i pasur në Amerikë, pas Waltons. 

 

16.Larry Ellison (54.3 miliard dollarë) 

Ellison nga programues u bë sipërmarrës për të ndërtuar famë dhe pasuri. Ai dhe dy kolegë të tij zhvilluan Oracle, një sistem menaxhimi të të dhënave relacionale të përdorura nga CIA. Ellison shërbeu si shef ekzekutiv deri në vitin 2014 dhe tani është president i kompanisë. Ai gjithashtu ka një pasuri të patundur që përfshin pjesën më të madhe të ishullit Hawai.

 

17.Amancio Ortega (64.5 miliard dollarë) 

Në vitin 1975, spanjolli ishte bashkë themelues i ZARA, dyqani veshjesh me çmime të arsyeshme. Kompania e tij, Inditex, është grupi më i madh i botës në Tokë. Ortega arriti t’i shmangej krizës financiare në Spanjë, duke e rritur pasurinë e tij me 45 miliardë dollarë nga viti 2009 deri në vitin 2014 me rritjen e kompanisë.

 

18.Warren Buffett (72.7 miliard dollarë) 

Buffett shfaqi aftësitë e tij financiare në moshë të re, dhe bëri investimin e tij të parë në moshën 11-vjeçare. Kur shkoi 13 vjeç ai kishte biznesin e tij të vogël të shpërndarjes së gazetave. Tani ai është presidenti dhe shefi ekzekutiv i Berkshire Hathaway, dhe kompania e tij ka aksionet me çmime më të larta në bursën e New Yorkut.

 

19.Carlos Slim Helu dhe familja (77.1 miliard dollarë)

Slim studioi për inxhinieri në Universitetin Autonom Kombëtar UNAM në Meksikë përpara se të themelonte kompani që kishin interes financiar, industrial, telekomunikativ si dhe në disa sektorë të medias. Sot, ai kontrollon më shumë se 200 kompani në Meksikë dhe është një nga aksionerët më të mëdhenj të The News York Times.

 

20.Bill Gates (79.2 miliard dollarë)

Bashkë-themeluesi i Microsoft Bill Gates është njeriu më i pasur në botë. Kjo miliarderi 59 vjeçar ka mbajtur këtë pozicion për 16 vite me rradhë në 21 vitet e fundit. Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gates është zotuar sedo të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes. Në vitet 2000, ai e kaloi pjesën më të madhe të punës së tij në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që mbështet kauza filantropike në të gjithë botën.


Më të lexuarat