×
Secondary Adv

2016-ta parashikohet te jete viti me i nxehte ne nivel global

Share on Google+

Pas vitit 2014 dhe 2015, shkencëtarët përllogarisin se viti 2016 mund të jetë edhe më i nxehtë.

 

Viti 2015 është vlerësuar si viti më i nxehtë mbi tokë që kurse njeriu ka filluar të masë temperaturat, por me e keqja është në prag. Viti 2016 mund të rezultojë edhe më i nxehtë. Meteorologët mendojnë se kjo nxehje vjen si pasojë e aktivitetit të  ngrohjes globale dhe El Nino-s, fenomenit meteorologjik që në mënyrë periodike ngroh ujerat e Oqeanit Paqësor, i cili këtë vit do të jetë në fazën kulmore të aktivitetit të tij. Sipas të dhënave të World Meteorological Organization (WMO), organizatës meteorologjike botërore të Kombeve të Bashkuara,temperaturat mesatare në vitin  2015 u rritën me +1 gradë celsius, në krahasim me temperaturat e periudhës pre-industriale (1880-1899) dhe 0.7 gradë më të larta se ato të periudhës mes viteve 1961 deri në 1990.

Shqetësues është fakti se dhjetë vitet më të nxehta i takojnë periudhës pas vitit 1998 dhe madje 8 prej tyre janë pas vitit 2005. Gjatë kësaj periudhe, temperaturat oqeanike globale kanë arritur pikun e tyre  dhe problemi është se gjatë vitit që vjen do të ndeshemi me temperatura edhe më të larta. Sipas World Meteorological Organization (WMO), viti kur temperaturat tokësore do të ndikohen me shumë nga El Nino, është viti 2016.


Më të lexuarat