×
Secondary Adv

Njihuni me shtratin qe ju mbron ne raste termeti

Share on Google+

Njerëzit, që jetojnë në zona sizmike, ku ka rrezik të vazhdueshë nga tërmetet, do t’i gëzoheshin krijimit të këtij shtrati, i cili nuk duket aspak i zakonshëm. 

 

Ai ka një kapak si dhe një pjesë të ngritur, sipër të cilës  është vendosur dysheku. Shtrati është i pajisur me sensorë, të cilët aktivizohen kur bie një tërmet. Kështu poshtë dyshekut hapet një derë dhe personi, që është duke fjetur bie poshtë. Gjithashtu edhe kapaku ulet duke e mbajtur njeriun brenda  pas goditjes nga tërmeti. Brenda tij janë vendosur shishe uji, maskat kundër gazit dhe kutia e ndihmës së shpejtë.

Megjithëse kjo ide mund të jetë efikas në rast tërmeti, dizanji i tij ngre disa pyetje si: Çfarë ndodh në qoftë se personi nuk është në mes të shtratit? Çfarë ndodh nëse në shtart janë dy ose më shumë njerëz? Duke qënë se është i bërë nga çeliku sa mund të peshojë ai? Në dyshek ka disa furnizime të cilat i përmendëm më lart, si do mundet personi që ndodhet brenda tij ti marrë ato?


Më të lexuarat