Secondary Adv

Fasada per ndertesa parafabrikat, Ixhem Parafabrikat

Ixhem Parafabrikat

 



Përshkrimi

Fasada per ndertesa parafabrikat

Fasadat që përdoren për mbulimin e ndërtesave parafabrikat, janë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Kryerja e punimeve në fasadë, ka kryesisht qëllime estetike dhe termo izoluese. Fasadat më të thjeshta janë ato të të çimentos, e cila konsiston vetëm në sipërfaqen e blloqeve parafabrikat, në të cilat është përdorur çimento e ngjyrosur. Në disa raste ndërtesat parafabrikat mund të lyhen nga jashtë me bojë speciale për parafabrikat pa patur nevojë për formë tjetër.

Forma më e përhapur e fasadave që rrit izolimin termik të ndërtesave parafabrikat është ajo e granuluar që konsiston në një shtresë përzierje çimentoje dhe gureve të vegjël të copëtuar. Kjo lloj fasade nuk ka shumë variacin në ngjyra, por ka jetëgjatësi të konsdierueshme.

 

Jetëgjatësia e veshjeve të fasadës është e lidhur ngushtë me llojin e materialeve që përdoren në këtë rast. Ixhem, për projekte të rëndësishme ka përdorur materiale importi për veshjen e fasadave.

Një lloj tjetër që përdoret për veshjen e fasadave është ajo e pllakave të gatshme të cilat janë me përmbajtje etalbondi dhe përdoret kryesisht në ndërtesat e biznesit ose zyrat.