Secondary Adv

Tharese duarsh Jet Towel Smart, UNI-KLIMA

UNI-KLIMA

 



Përshkrimi

Tharese duarsh Jet Towel Smart

Jet Towel është tharësi më efiçent i duarve me shpejtësi të lartë elektrike. I projektuar
me një dizenjo elegante, i qetë në punim, miqësor me mjedisin dhe ekonomik në
përdorim, Jet Towel bën të mundur tharjen e përsosur të duarve në vetëm disa sekonda
duke respektuar mjedisin dhe duke siguruar një higjenë maksimale.
Tashmë vjen në versionin Slim dhe Smart si dhe me opsionin e aktivizimit ose
çaktivizimit të ngrohësit.

Komfort dhe i qetë në punim
Jet Towel, falë shpejtësisë së lartë të ajrit garanton tharje të përsosur në vetëm 9-13
sekonda. Për më tepër, gjatë stinës së dimrit ngrohësi siguron rritjen e komfortit pasi e
ngroh ajrin direkt duke e çuar temperaturën e tij deri në 35° C.
Gjatë stinës së verës ngrohësi mund të mbahet i fikur dhe në këtë mënyrë kursehet
energji.
Niveli i zhurmës mund të reduktohet shumë thjeshtë, vetëm duke ndryshuar shpejtësinë
e rrymës së ajrit.

Ekonomik gjatë punimit
Një cikël tharje me Jet Towel konsumon rreth 15 herë më pak energji elektrike krahasuar
me një tharës tradicional me ajër të ngrohtë.
Përdorimi i letrave për tharjen e duarve ka një kosto ekuivalente me 35 cikle të kryera
nga Jet Towel.
Ndezja dhe fikja e Jet Towel kryhet nga sensorët të cilët dallojnë me precizion të lartë
futjen apo nxjerrjen e duarve, duke shmangur operacionet e zgjatura të panevojshme.
Mirëmbajtja e lehtë dhe e thjeshtë bën që pajisja të jetë efiçente për më shumë se 3 600
orë punimi (e barabartë me më shumë se një million cikle tharje).

Ekologjik
Tharja e duarve me Jet Towel nuk prodhon asnjë mbetje të mëtejshme.
Duke marrë në konsideratë një përdorim prej 200 ciklesh ditore, Jet Towel shmang
prerjen e rreth 7 pemëve në vit, e barabartë kjo me 144 000 letra tharëse. Në sajë
reduktimit të kohës së tharjes dhe konsumit të ulët të energjisë elektrike (krahasuar me
një tharës tradicional duarsh), Jet Towel shmang emetimin në atmosferë të 750 kg CO2
në vit.