Secondary Adv

Motor greder autoniveluese, Teknoxgroup Shqiperi

Teknoxgroup Shqiperi

 



Përshkrimi

Motor greder autoniveluese

Të gjitha modelet e serisë M paraqesin një dizenjo revolucionare të kabinës e cila ofron rehati maksimale, fushëpamje dhe lehtësi përdorimi, duke e bërë operatorin të ndihet më i sigurt në vetvete dhe të ketë më shumë rendiment në punë. Dyert me kënd të kabinës, dyshemeja konike e saj dhe mungesa e levave të kontrollit e përmirësojnë ndjeshëm vijën e shikimit të thikës, pajisjes tërheqëse/rrethit/plugut dhe veglave të punës. Sistemi i kontrollit me anë të levës së komandimit e thjeshton shumë trajnimin për autonivelueset dhe përdorimin e tyre dhe pakëson lëvizjen e dorës dhe kyçit me 78%, duke përmirësuar kështu ergonomikën e makinerisë. Guarnicionet e patentuara për të kompensuar konsumimin e me aftësi rregulluese maksimale zvogëlojnë ndjeshëm kohën e rregullimit të kapësit automatik/rrethit dhe reduktojnë kohën e ndërprerjes së punës për shkak të nevojës për servis, duke ulur koston e përgjithshme operative të makinerisë. Sistemi unik pa spesor për mbajtjen e plugut zvogëlon mundësinë e dridhjes së thikave dhe ul ndjeshëm kohën e shpenzuar për servisin. Sistemi i Manaxhimit të Fuqisë automatikisht prodhon edhe pesë kuaj - fuqi të tjera për çdo marsh. Kjo veçori standarde e rrit në maksimum forcën e ushtruar në pikën e kontaktit të gomës me sipërfaqen e tokës për të gjitha marshet, në një kohë që kursen lëndën djegëse. Opsioni i Fuqisë së Ndryshueshme Plus (VHP Plus) ofrohet sipas kërkesës. Sistemi i përmirësuar me të gjitha gomat aktive (All Wheel Drive) është i disponueshëm për makineritë me përmasa 120-, 140- dhe 160, me veçori shtesë përfshirë Pozicionin Hidrostatik dhe Kompensimin e patentuar të sistemit të Drejtimit. Të gjitha modelet e Serisë M përfshijnë sisteme sigurie të tilla si zbulim të pranisë së operatorit, mundësi për instalimin e kamerave në pjesën e pasme të makinës dhe më shumë se kaq.

 

Per me teper informacion klikoni ketu