Secondary Adv

Shtepia e elektrodave

 

Përshkrimi

Kompania Shtëpia e Elektrodave është një nga pionierët në futjen e elektrodave të saldimit në Shqipëri. Ajo operon prej vitesh në tregun vendas, duke u specializuar në tregtimin dhe shitjen e pajisjeve të saldimit. Me një gamë të gjerë të pjesëve unike nga marka të ndryshme, Shtëpia e Elektrodave ka ndërtuar një emër të besueshëm që garanton siguri dhe profesionalizëm në shërbim.  

 

Qëllimi i dyqanit është të plotësojë të gjitha kërkesat dhe nevojat tuaja për produkte me natyrë teknike, duke përfshirë edhe ato më specifiket. Përveç ofrimit të këshillave të vlefshme mbi përdorimin e produkteve, kompania sjell risi teknologjike që mund t’ju lehtësojnë jetën e përditshme. Gjithashtu, ofron shërbime për mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve tuaja.  

 

Falë eksperiencës dhe specializimit, gjatë viteve janë bërë investime të vazhdueshme në zgjerimin e gamës së produkteve cilësore. Kompania ka arritur të mbajë një pozicion të fortë dhe konkurrues në treg, duke iu përgjigjur kërkesave në rritje të klientëve.  

 

Objektivi kryesor i Shtëpia e Elektrodave ka qenë dhe do të mbetet bashkëpunimi i ngushtë me klientët. Në këtë drejtim, Erald Sula ka treguar korrektësi maksimale dhe ka ofruar një shërbim të shpejtë dhe cilësor.

Çfarë ofron

Firma Shtëpia e Elektrodave operon në tregun shqiptar duke ofruar një gamë të gjerë produktesh për të gjitha nevojat dhe pajisjet tuaja të saldimit, përfshirë:

- Elektroda E6013  

- Elektroda E7018  

- Elektroda për saldime speciale  

- Shufra për saldime të ndryshme me oksigjen  

- Tela argoni për saldime  

 

Elektroda speciale me porosi, të tilla si:

- Elektroda inoksi  

- Elektroda për saldime monofazike  

- Elektroda për gjeneratorë  

- Elektroda saldimi për puronikel dhe 75% nikel  

- Elektroda për saldime manganike  

- Elektroda për saldime kromi  

- Elektroda për inoxe ushqimore dhe industriale  

- Elektroda zjarrduruese  

- Elektroda NI  

- Elektroda për saldime specifike  

 

Erald Sula ofron elektroda saldimi për të gjitha llojet e çelikut, si dhe për:

- Restaurimin dhe riparimin e çelikut  

- Saldimin dhe riparimin e metaleve joferroze  

- Saldimin dhe riparimin e hekurit të derdhur  

- Prerjen e metaleve  

- Tela të veshur me bakër (CO2) për saldim automatik dhe gjysmë automatik  

 

Të gjitha produktet janë të certifikuara sipas standardeve të Bashkimit Europian, duke garantuar cilësi dhe siguri maksimale për klientët tanë.

Partnere

EsabLincoln ElectricSaf-froerlikonemtopHyundai-Weldingingcokamelakedmankraftmetaboselectarctelwintolsen