
Mobileri Shaga

Adresa: Rruga "Hamdi Pepa" Ish Parku Industrise, Tirane, Albania
Showroom Shaga Design & Mobilim 2: Rruga Industriale, 500m larg QTU, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Mobileri Shaga është krijuar ne vitin 1993 me seli tek Rr. Hamdi Pepo (Ish Parku I Industries) Tiranë. Shoqëria SHAGA sh.p.k ushtron aktivitetin e saj ne Tiranë dhe ne Lushnje, ne fushen e prodhimit, projektimit dhe tregtimit te mobiljeve te gatshme për: zyra, shkolla, lokale, salla mbledhjesh, ambiente kulturore, spitale etj.
Mobileri Shaga perfshin nje territor rreth 20.000m2 te perbere nga reparte prodhimi, magazinimi dhe showroom-e, ku rreth 6000m2 jane dedikuar fabrikes se prodhimit te tapicerise dhe dyerve, e cila eshte e pozicionuar ne qytetin e Lushnjes, ku pjesa me e madhe e prodhimit te saj eksportohet. Rreth 2000m2 – 3000m2 jane showroom-et dhe pjesa tjeter e siperfaqes i eshte dedikuar magazinimit e lendes se pare dhe fabrikimit e produkteve me porosi.
Porosit online
Tashme nepermjet rrjeteve sociale te kompanise SHAGA, ju mund te porosisni produktin qe deshironi dhe ai do jete ne shtepine tuaj brenda 48 oreve.
- Rezervo ne Inbox
- Ne shtepine tuaj per 24-48H
- Transport i sigurt ne te gjithe Shqiperine
Çfarë ofron
Mobileri SHAGA garanton prodhime vendi dhe importi. Ka marrëdhënie bashkëpunimi më shumë firma të njohura dhe prestigjoze në vende të ndryshme të Evropes perëndimore si Itali, Zvicer, Austri etj. Këto prodhime sigurohen sipas kërkesave të institucioneve, duke iu përmbajtur cilesise se materialit të prodhimit, ngjyrave, teknologjisë, modeleve etj.
Keto arritje mbështeten në saj te organizimit te shoqerise tone. Mobileri Shaga ka një strukturë organizative të kompletuar me personel të kualifikuar, e cila perbehet nga keta departamente:
• departamentin e marketingut,
• departamentin e blerjeve,
• departamentin e teknikes dhe prodhimit,
• departamentin e prokurimeve,
• departamentin e financës dhe kontrollit,
• departamentin e specialistëve për instalimin dhe mirëmbajtjen e makinerive.
Arritjet tona të deritanishme, si dhe objektivat e vëna për të ardhmen, janë mbështetur mbi investimet e nevojshme per sigurimin e ambienteve të përshtatshme, për zgjerimin dhe përmiresimin e teknikës dhe teknologjise ne menyre qe te zbatojmë metoda bashkekohore për prodhimin dhe modelimin e produkteve. Si rrjedhojë e organizimit, drejtimit, teknologjisë dhe kërkesave të tjera që plotësojmë, në vitin 2005 shoqëria jonë është vleresuar me çertifikatën ISO 9001-2000. Me 28 maj 2007 jemi vleresuar me trofeun e arte te cilesise, prej samitit nderkombetar te kualitetit ne NEW YORK dhe me 20 prill te vitit 2008, po nga ky samit, ne Paris jemi vleresuar me trofe platini. Sot Shoqeria SHAGA shpk, është vleresuar me çertifikatën ISO 9001-2008 per cilesine e prodhimit, UNI EN ISO 9001-2008, me certifikaten ISO 14001-2004 per menaxhimin e mjedisit, me certifikaten OHSAS 18001-2007 per sigurine teknike ne pune dhe me certifikaten BS PAS 99-2012 per normat e integruara. Ne vitin 2012 Shoqeria Shaga ka regjistruar “Markën” e saj për një periudhë 10-vjecare.
Shoqëria Shaga në pergjithesi punon me subjekte të shumices dhe me Prokurime Publike dhe jo publike. Disa nga sipermarrjet e saj ne fushen e mobilimit jane: Ministria E Rendit Dhe Pushtetit Lokal, Subjekti privat RUNJA shpk, RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR (RTSH), Qendra e Furnizimit Materialo-Teknik i Ministrisë së Punëve Të Brëndshme, subjekti EAE Durrës për qendrat e zhvillimit, subjekti Italian Free Line Itali, filialet HUAWEI Technologies në Tiranë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST sh.a), Agjensia e Administrimit Të Pasurive Të Sekuestruara Dhe Të Konfiskuara, Raiffeisën Bank, Pro Credit Bank, Credins Bank, Shoqëria “MSA Konstruksion” Sh.p.k (Tirana Ring Center), Global Enterprise, Bashkia Rrogozhine etj. Mbi te gjitha, Kompania Shaga ka kontribuar ne arredimin e vilave te ndryshme dhe hoteleve ne vende te ndryshme te Europes si Zvicer, Mal i Zi, Kroaci etj.
Shërbime

Kende per dhoma ndenje

Karrige dhe poltrona moderne per shtepi

Karrige italiane me porosi

Sete tavolina dhe karrige ngrenie

Soxhorno moderne per shtepi

Mbajtese TV, Soxhorno per hapesira te vogla

Sete me tavoline dhe karrige

Sete living, Tavolina mesi dhe soxhorno

Tavolina mesi rezine

Kuzhina moderne per apartamente

Kuzhina moderne mdf per shtepi

Kende moderne per sallone

Sete tavolina mesi per shtepi

Kuzhina druri moderne

Kende me mekanizma te ndryshme

Projektim dhe Arredim total apartamenti

Biblioteka me permasa te ndryshme per sallone

Dhoma gjumi te gatshme dhe me porosi

Portmonto modele te ndryshme per korridore

Tavolina studimi

Divane elektrike me mekanizem hapje

Divane moderne per dhoma ndenje

Poltrone Relax

Divane moderne material lekure
Katalogu

Punë të kryera




Realizim i nje Hoteli ne Shengjin 1

Realizim i nje Hoteli ne Shengjin 2

Realizim i nje Hoteli ne Shengjin 3

Realizimi i nje biblioteke ne qytetin e Tiranes 1

Realizimi i nje biblioteke ne qytetin e Tiranes 2

Realizimi i nje biblioteke ne qytetin e Tiranes 3

Realizimi i nje SPA ne Tirane 1

Realizimi i nje SPA ne Tirane 2

Realizimi i nje SPA ne Tirane 3

Arredim per dhoma hoteli

Arredim salloni sipas projektit

Arredim vile me mobilje klasike

Arredim zyre Ola 1 Marketing

Dhome hoteli

Kend televizori me porosi

Mobilim dhome hoteli

Mobilim per dhome ndenje

Mobilim vile
Koleksioni i brandit italian Gruppo Gimo nga Shaga Design
Ne ofrojmë fuqinë për të transformuar ëndrrat dhe dëshirat e arredimit të çdo klienti në hapësira me një mjedis unik, frymëzuar nga: zgjedhja, eleganca, jetëgjatësia dhe cilësia e produkteve e shërbimeve tona me nje experience 25 vjecare!
Koleksioni i plotë nga Gruppo Gimo
Shaga Office sjell koleksionin e ri Linea Fabbrica dhe Styloffice
Zhvillojmë projekte dhe prodhojmë produkte dhe për zyra konteporane. Logjika jonë është e bazuar në 2 principe: Në kërkim dhe kuriozitet!
Në kerkim dhe zhvillim bashkëkohor të tendecave të tregut europian. Çdo projekt që ne ndjekim zhvillohet mbi dialog dhe bazuar në kërkesat e çdo klienti dhe arkitektëve. Jemi në gjendje t'ju shërbëjmë klientëve tanë potencialisht kudo që ata ndodhen.
Një zyrë ekzekutive përbëhët nga detajet e teknologjisë që janë fjalë e fundit në tregun italian. Tashmë dhe në Shqipëri fal Shaga Office! Ne do ju ofrojmë zgjedhjen më të mirë që vjen nga Linea Fabbrica dhe Styloffice fal Shaga Office:
- Tavolina pune operative
- Tavolina pune ekzekutive
- Koleksioni ri Linea Fabbrica-Styloffice (Kliko këtu...)
Certifikime
Certifikate EN ISO 20000-1 2011
Certifikate ISO 28001-2007-English
Certifikate ISO 28001-2007-Shqip
Certifikate UNI EN ISO 14001 2015