Te larguarit nga puna, qeveria jep 1.6 miliard leke
Buxhetit të shtetit i është dashur të paguajë një faturë të rëndë të mbartur ndër vite për shkarkimet që janë bërë në administratë, kryesisht gjatë rrotacioneve politike.
Ministria e Financave ka llogaritur si detyrime të prapambetura të gjitha borxhet që shteti kishte krijuar ndaj të larguarve nga administrata deri në fund të vitit 2013. Në të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave mësohet se, në kuadër të strategjisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura deri më datë 10 Qershor 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 14.6 miliardë lekë detyrime.
Ministria e Financave bën publike se ka shlyer nga vendimet gjyqësore që janë kryesisht zëri i fondeve që i dedikohen të larguarave nga puna një shumë prej 1.6 miliardë lekësh.Ministrja për Inovacionin dhe Teknologjinë, Milena Harito, ka dekaluara pak kohë më parë në media se, totali i detyrimeve për të larguarit nga administrata është 20 milionë dollarë.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në bazë të strategjisë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, rezulton se janë paguaar deri më 10 Qershor për: (i) Investimet publike, janë alokuar 5.8 miliardë lekë, (ii) Shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.3 miliard lekë, (iii) Rimbursim TVSH-je janë alokuar rreth 4.7 miliardë lekë, (iv) “Të tjera” janë alokuar 3.8 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për“Vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 1.6 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë dhe“ Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.