Secondary Adv

Reshjet shkaktojne renie guresh ne aksin Bajram Curri-Valbone: Disa zona pa drita

Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie gurësh në aksin Bajram Curri-Valbonë.

 

Kontraktori po punon për ta kthyer në normalitet rrugën dhe për ta bërë atë të kalueshme. Në qarkun Kukës situata e motit është e qetë, ndërsa në Tropoja  vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët. Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Si rezultat i reshjeve në disa segmente rruge ka patur rënie inertesh, ndërsa gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun. Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç njësisë administrative Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë-Çajë bashkia Kukës, dhe njësisë administrative Llugaj, bashkia Tropojë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat