Secondary Adv

Hapet tenderi: Spitali Universitar i Traumes drejt rikonstruksionit total

Spitali Universitar i Traumës ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e Godinës së Korpusit Qendror dhe sistemime të ambjenteve të jashtme.

 

Fondi limit është 53 milion e 609 mijë lekë dhe afati për dorëzimin e ofertave është 10 shkurt 2020. Referuar shpalljes në Agjencinë e Prokurimeve Publike, fondet janë vënë në dispozicion të Autoritetit Kontraktor për dy vite buxhetore ku 25% do të paguhen brenda buxhetit të vitit 2021 dhe 75% do të paguhen në vitin buxhetor 2022. Objektivi i kësaj “Detyre Projektimi” është vlerësimi Tekniko- Ekonomik i të gjitha ndërtesave që ndodhen brenda Korpusit Qëndror të Spitalit Universitar të Traumës dhe evidentimi i ndërhyrjeve të nevojshme për krijimin e ambjenteve me standarte bashkëkohore shërbimi dhe në përputhje me nevojat e pacientëve.

 

Qëllimi kryesor i projektit të sipërpërmendur është rikonstruksioni total i të gjithë elementeve të objektit, duke nisur nga rikonstruksioni dhe rifiniturat e godinave, duke përfshirë rehabilitimin e sistemit konstruktiv (nëse paraqitet problematike), çmontimit dhe largimit të të gjithë instalimeve të sistemeve të ndryshme (elektrik, të kondicionimit, aspirimit, të kamerave, etj), brenda hapësirës së Korpusit Qëndror të Spitalit Universitar të Traumës.

 

Korpusi Qendror ka një sipërfaqe totale prej 35 280 m2 nga ku Sipërfaqja totale e Godinave dhe ambienteve të brendshme është 10 535 m2. Sipërfaqet e gjelbërta (lulishte) zënë hapsirën prej 8545 m2 dhe rrugët e brendshme së bashku me sheshet e parkimit të automjeteve zënë hapsirën prej 16 200 m2. Në Korpusin Kryesor përfshihen këto godina dhe Pavione të cilat kanë nevojë për ndërhyrje si më poshtë :

 

Blloku 1 (trekatëshe)

1-Ortopedi I

2-Ortopedi II dhe III

3-Kirurgji I

 

Blloku 2 (trekatëshe)

4-Kirurgji II

5-Reanimacioni

 

Blloku 3 (dykatëshe + 1 kat nëntokë)

6-Urgjenca dhe Sallat e Urgjences (kati I përdhe)

7-Blloku Operator  (kati I parë)

8-Imazheria (kati nëntokë)

 

Blloku 4 (njekatëshe, një pjesë dykatëshe)

9-Rezonanca, Skaneri ( dy kate, kati përdhe dhe kati I parë)

10-Magazina, mensa ( kati përdhe)

11-Salla e telemedicines (kati përdhe)

 

12-Salla e Leksioneve të Ortopedisë (kati nëntoke)

Blloku 5 (dykatëshe)

13-Neurokirurgjia (kati I parë)

14-ORL Okulistike dhe Kirurgji Maksilofaciale (kati I parë)

 

Nëpërmjet këtij projekti synohet të përmirësohen ndjeshëm kushtet e shërbimit në ambjentet e Godinave të Spitalit Universitar të Traumës si dhe  të rinovojë të gjitha sistemet teknike të godinës si instalimet elektrike, instalimet hidraulike, instalimet e gazit medikal, HVAC, MNZ, etj sipas standarteve europiane për t’i kthyer ato në objekte bashkëkohore dhe të denja për funksionin që kanë./Burimi: Scan


Më të lexuarat