Rreth 1 mld leke shpronesime ne Kombinat: Lista e pronareve qe preken nga projekti
Ministria e Infrastrukturës ka shpallur kërkesën për shpronësim dhe/ose për shkëmbimin e pronës, për interes publik, në zonën e re për zhvillim në Kombinat.
Njësia zbatuese për këtë projekt është Bashkia Tiranë. Personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare dhe në portalin unik qeveritar për rindërtimin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentet përkatëse, pranë Bashkisë Tiranë, si dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke u shprehur nëse pranojnë kalimin vullnetar të pronësisë me kushtet e ofruara. Kërkesa për shpronësim dhe/ose shkëmbimin e pronës, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit, është me vlerë totale paraprake të kompensimit nga shpronësimi në shumën prej 939 milionë e 869 mijë e 682 lekë. Në total, për këtë projekt preken 282 prona private dhe shtetërore./Burimi: Scan