Secondary Adv

Shpronesimet per zonen e re te 5 Maji: 4.5 mld leke per 222 prona, lista

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur kërkesën për shpronësim dhe/ose për shkëmbimin e pronës në zonën e re për zhvillim, në Njësinë Administrative 4 dhe 8, zona 5 Maji.

 

Njësia zbatuese për këtë projekt është Bashkia Tiranë. “Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim dhe/ose për shkëmbim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur. Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken, por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare dhe në portalin unik qeveritar për rindërtimin, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentet përkatëse pranë Bashkisë Tiranë, si dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke u shprehur nëse pranojnë kalimin vullnetar të pronësisë me kushtet e ofruara” njofton Ministria. Kërkesa për shpronësim dhe/ose shkëmbimin e pronës, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit, është me vlerë totale paraprake të kompensimit nga shpronësimi në shumën prej 4 miliardë e 570 milionë lekë e 539 mijë e 342 lekë. Në total, për zonën e re për zhvillim preken 222 prona private dhe shtetërore./Burimi: SCAN

Lista e pronareve që shpronësohen: https://qbz.gov.al/eli/fz/2021/13/2badfb71-2a47-4885-bae2-35161be844c8


Më të lexuarat