Secondary Adv

Ulet ndihma shteterore, 70 per qind me pak se ne 2013-en

 

Një raport monitorimi i qeverisë shqiptare për ndihmën shtetërore të dhënë gjatë vitit 2014, dëshmon një ulje të ndihmës në masën 70 për qind krahasuar me vitin 2013.


Ndihma shtetërore përfshin subvencionet, grantet, kreditë e buta, lehtësitë fiskale,  garancitë etj. Referuar raportit të botuar në Fletoren Zyrtare, ndihma shtetërore në vlerë absolute e dhënë në vitin 2014 ka zbritur me 70 % e krahasuar me vitin 2013 dhe vitin 2012. Rënia i atribuohet zvogëlimit të ndihmës për kërkim dhe zhvillim në fushën e pasurive natyrore, pasi për kompanitë që operojnë në këtë sektor ofrohen lehtësi fiskale e proceduriale të konsiderueshme.

Ndihma shtetërore, përjashtuar sektorin e bujqësisë dhe peshkimit, në vitin 2014 është dhënë në vlerën totale 38 mln euro. Pesha e ndihmës shtetërore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto ka zbritur nga 1.49 për qind në vitin 2013 në 0.44 për qind në vitin 2014. Politikat e qeverisë janë që jep dy lloje ndihmash shtetërore; ndihmë horizontale që jepet për një numër të madh përfituesish pa preferenca për ndonjë aktivitet ekonomik të veçantë dhe ndihma vertikale që jepet për aktivitete dhe sektorë të veçantë.


Nëse i referohemi raportit, gjatë vitit 2014 politika e ndjekur për dhënien e ndihmës shtetërore ka qenë ajo e ndihmës sektoriale pasi kjo lloj ndihmë ka mbizotëruar gjatë kësaj periudhe. Në raport evidentohet se sektorët ku është orientuar ndihma shtetërore janë bujqësia e peshkimi si dhe punësimi e zhvillimi i biznesit. Instrumentetet e përdorura më shumë janë subvencionet dhe grantet si dhe përjashtimet nga taksat, shtyrja e taksave apo ulja e normës së tyre.


Më të lexuarat