Secondary Adv

Shpallet tenderi: Projekt per modernizimin e ndricimit ne Gjirokaster

Bashkia Gjirokastër ka shpallur një tender me fond 15.7 milionë lekë për modernizimin e ndriçimit publik rrugor.

 

Në masterplanin bashkangjitur tenderit, investimi do të kryhet në 8 rrugë, përfshirë këtu rrugën nacionale “Tepelenë – Gjirokastër”, bulevardin “18 shtatori”, etj. Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 2 mars. Afati kohor për ekzekutim, sipas të dhënave, është 3 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues./Burimi: Scan


Më të lexuarat