Secondary Adv

Situata me Covid ne 24 oret e fundit: Serish numer i larte infektimesh

896 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 76,350.

 

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 8 qytetarë : 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 46-86 vjeç. Janë kryer 3,761 testime në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 55 raste në Durrës, 54 raste në Tiranë, 49 raste Elbasan, 47 raste në Fier, 28 raste në Lushnje, 26 raste në Shkodër, 22 raste në Kavajë, 20 raste në Berat, 18 raste në Sarandë, Krujë, Kurbin, 16 raste në Korçë, Lezhë, Gjirokastër, 15 raste në Kukës, Kamëz.

 

13 raste në Mat dhe Gramsh, 12 raste në Patos, 10 raste në Vorë, 9 raste në Divjakë, Librazhd, 7 raste në Prrenjas, Mallakastër, 6 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Dibër, Kuçovë, 5 raste në Pogradec, Delvinë, Rrogozhinë, 4 raste në Tepelenë, Vau i Dejës, Peqin, 3 raste në Belsh, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Rroskovec, Skrapar, Cërrik , Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Devoll, Has, Tropojë, Himarë, Klos, Shijak, Dropull. Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,420 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

 

COVID-19 – Statistika (29 Janar 2021)

Raste të reja ditore 896

Të shëruar në 24 orë 514

Të shtruar në spitale 309

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 3761

 

Testime totale 351,485

Raste pozitive 76,350

Raste të shëruara 46,420

Raste Aktive 28,572

Humbje jete 1358

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16528

Fier 2207

Durrës 1560

Shkodër 1382

Elbasan 1322

Vlorë 1242

 

Lezhë 1031

Korçë 895

Berat 914

Gjirokastër 589

Dibër 447

Kukës 455/Burimi: Exit.al


Më të lexuarat