Komiteti Teknik: Vijon pezullimi i fluturimeve me Britanine, vendimi per Universitetet
Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë numri i shtrimeve në spitale dhe viktimave nga koronavirusit ka pësuar rritje.
Incidenca javore është 209 raste për 100 mijë banorë. Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Eksperteve është vendosur që do të vijojë anulimi i fluturimeve me Britaninë deri në një vlerësim të dytë të situatës.“Kjo rritje ka lidhje me moszbatimin e masave te marra në fund të dhjetorit dhe gjatë muajit janar. Në rritje e këtyre indikatorve po vlerësohet edhe shfaqja e variantit të ri, që dihet që është edhe më transmetues. Kemi vendosur të vazhdojmë ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë deri në një vlerësim të dytë.
Në lidhje me universitetet që përkon edhe me sezonin e provimeve, po punojmë së bashku me ministrinë e Arsimit për te gjetur një zgjidhje deri në fund të kësaj jave”, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.“Rritje të numrit të rasteve, incidenca javore ka shkuar në 209 raste për 100 mijë banorë. Është një rritje e rëndësishme pasi 2 javë më parë ishte nën 200. Këtë tavan prej 200 e kërkojnë edhe vendet e tjera. Nga ana tjetër edhe incidenca 2-javore është rritur. Kemi edhe rritje të të shtruarve në spital por edhe numri i të vdekurve. Vihet re një rritje graduale në të gjitha bashkitë e vendit.
Vërehet një rritje e rasteve në të gjitha grupmoshat”, tha Shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Mosha më e prekur e të shtruarve në spitale i përket grupmoshës 50-60 vjeçare, deklaroi Shefja e Infektivit, Najada Çomo. “Në spitalet Covid, është parë një shtim i numrit të infektuarve, dhe numrit të personave të shtruar në spital, që i përkasin formës mbi normën e moderuar. Kemi të gjitha moshat e shtruar në spital, nga me e reja 30 deri në 90 vjeçare. Mosha më e prekur 50-60 vjeçare”./Burimi: Monitor