Secondary Adv

Studimi, ja cfare ka me shume rendesi per shqiptaret!

 

Pyetjes se çfarë ka më shumë rëndësi në jetën tuaj apo çfarë ju duhet më shumë, shqiptarët i janë përgjigjur: paratë! Njëlloj si ne i janë përgjigjur vetëm ukrainasit. Pjesa tjetër e Europës kanë cilësuar si më të rëndësishme kënaqësitë e jetës, shëndetin, edukimin apo aspekte të tjera.


Janë këto disa nga të dhënat që ka nxjerrë indeksi i jetesës i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për vitin 2015. Këtij indeksi i janë bashkuar 88 mijë individë, që kanë renditur nga njëshi te njëmbëdhjeta çfarë ka më shumë rëndësi për ta.

 


Renditja
Për Shqipërinë, në anketë janë bashkuar 15 individë. Bëhet fjalë kryesisht për grupmosha të reja, që kanë renditur sipas një shkalle nga më e rëndësishmja te më pak e rëndësishmja 10 aspekte të jetës. Në vendin e parë është vendosur pjesa e të ardhurave, në vendin e dytë ajo e kënaqësive të jetës, në vendin e tretë balanca në aspektin e punës.


Më pas, në vendin e katërt vendoset puna, në të pestin shëndeti, në të gjashtin edukimi, në të shtatin shtëpia apo strehimi, në të tetin siguria, në të nëntin komuniteti, në të dhjetin mjedisi dhe në vendin e fundit pjesëmarrja aktive në shoqërinë civile. Shumica e Europës ka si më të rëndësishme kënaqësinë e jetës dhe shëndetin. Vetëm Rumania ka edukimin dhe më pas diferencën e bën Shqipëria dhe Ukraina.


Po të shihet grafiku me kujdes, harta e vendit tonë është në ngjyrë portokalli, ngjyrë kjo që tregon të ardhurat. Pra, ajo çfarë u intereson shqiptarëve në mesin e punës, sigurisë, raportit punë-kohë e lirë, edukim, sa të kënaqur janë nga jeta, shëndeti, komuniteti, mjedisi: janë pikërisht të ardhurat.


Ajo çfarë vihet re sërish nga grafiku i përditësuar me të dhënat respektive është se i gjithë rajoni ka si shqetësim kryesor shëndetin, madje edhe Greqia, sipas të dhënave të OECD. Ndërsa, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia kanë si çështje kryesore sa të kënaqur janë nga jeta e tyre. Në të gjithë Evropën, dy janë shtetet që janë përgjigjur si çështjen e tyre më të rëndësishme të ardhurat, Ukrahina dhe vendi ynë.


Më të rëndësishme për shqiptarët
1. Të ardhurat
2. Kënaqësitë e jetës
3. Balanca në punë
4. Punësimi
5. Shëndeti
6. Edukimi
7. Strehimi
8. Siguria
9. Komuniteti
10. Mjedisi
11. Angazhimi social


Më të lexuarat