Secondary Adv

Miratohen shpronesimet per 2 projekte ne Tirane: Zgjerohet rruga Fortuzi

Këshilli i Ministrave ka miratuar shpronësimet që preken nga projekti Rikualifikimi urban i bllokut, kufizuar nga Rruga e Dibrës-Njazi Meka -Niko Avrami-Grigor Perçelev.

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i bllokut, kufizuar nga Rruga e Dibrës-“Njazi Meka” -“Niko Avrami”-“Grigor Perçelev”, në Tiranë”. Shpronësimi do të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, me vlerën 213 milionë e 603 mijë lekë që do të përballohet nga buxheti i bashkisë së kryeqytetit.

 

Po ashtu, një vendim tjetër i miratuar është ai për shpronësime në kuadër të projektit për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrugës “Fortuzi”, Tiranë”. Edhe në këtë rast, shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, për pasuritë e llojit “tokë truall”, do të kompensohen në vlerë të plotë, me një fond prej 28 milionë e 46 mijë lekësh./Burimi: Scan


Më të lexuarat