Secondary Adv

Statistikat e Eurostat: Shqiperia ka pagen minimale me te ulet ne Europe

Shqipëria rezulton vendi që ka pagën minimale më të ulët në Europë, sipas një publikimi të Eurostat, për të dhënat që i referohen tremujorit të dytë të 2020.

 

Në nivelin e 210 eurove, paga minimale është më e ulët se në Serbi (344 euro), Mal të Zi (331 euro) dhe Maqedonisë,(282 euro, që i referohet fundit të 2018-s). Të dhënat për Kosovën mungojnë. Nga 1 janari, paga minimale në vend është rritur në 30 mijë lekë, apo rreth 240 euro, por sërish vijon të mbetet më e ulëta në Europë. Rritja e pagës minimale është vendosur në qendër të fushatës elektorale të partive politike në prag zgjedhjeje, ndërsa bizneset shpesh janë ankuar se kjo është një kosto shtesë për ta, përsa kohë që është e sforcuar dhe nuk vjen nga rritja e produktivitetit të ekonomisë dhe sipërmarrjeve.

 

Sipas Eurostat, 21 shtetet anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore bazuar në nivelet e tyre në euro. Në janar 2021, dhjetë shtete anëtare, të vendosura në lindje të BE-së, kishin paga minimale * nën 700 € në muaj: Bullgaria (332 €), Hungaria (442 €), Rumania (458 €), Letonia (500 €), Kroacia (563 €), Çekia (579 €), Estonia (584 €), Polonia (614 €), Sllovakia (623 €) dhe Lituania (642 €). Në pesë shtete të tjera anëtare, të vendosura kryesisht në jug të BE-së, pagat minimale varionin nga 700 € dhe pak më shumë se 1 100 € në muaj:

 

Greqia (758 €), Portugalia (776 €), Malta (785 €), Sllovenia (1 024 €) dhe Spanja (1 108 €). Në gjashtë shtetet e tjera anëtare, të gjitha të vendosura në perëndim dhe veri të BE-së, pagat minimale ishin mbi 1 500 € në muaj: Franca (1 555 €), Gjermania (1 614 €), Belgjika (1 626 €), Hollanda (1 685 €), Irlanda (1 724 €) dhe Luksemburgu (2 202 €). Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 024 € në janar 2021. Sipas Eurostat, pagat minimale mund të maten gjithashtu në terma relativë, d.m.th. në raport me të ardhurat mesatare.

 

Bazuar në të dhënat e fundit të disponueshme nga Anketa e Strukturës katër-vjeçare të Fitimeve, në vitin 2018 pagat minimale përfaqësuan mbi 60% të fitimeve mesatare mujore bruto në vetëm katër Shtete Anëtare: Franca (66%), Portugalia (64%), Sllovenia ( 62%) dhe Rumania (61%). Në të kundërt, pagat minimale ishin më pak se gjysma e fitimeve mesatare në gjashtë shtete anëtare: Kroacia, Çekia dhe Letonia (të gjitha 49%), Spanja (44%), Malta (43%) dhe Estonia (42%)./Burimi: Monitor


Më të lexuarat