Secondary Adv

Nje mbyllje e dyte ne diskutim- Konfindustria: Do shkaktonte falimentim masiv

Ditët e fundit, Shqipëria ka njohur një rekord të ri infektimesh, vdekjesh e shtrimesh në spitalet e vendit si pasojë e pandemisë.

 

Në këto kushte, nuk kanë munguar as deklaratat e ekspertëve të shëndetësisë lidhur me mundësinë e vendosjes së një regjimi të ri lëvizje në vend, duke zgjatur orarin e ndalim-qarkullimit. Në këtë situatë, Konfindustria kërkon nga ekzekutivi, që të jetë i përmbajtur në vendimarrjen e mundshme për masa të mëtejshme shtrënguese ndaj pandemisë Covid-19. “Në çdo rast duhet të mos preken: –së pari, lëvizja e lirë e qytetarëve në gjithë territorin e vendit dhe – së dyti, funksionimi normal pa kufizime kohore i punes se industrive.

 

Gjithashtu, rrjetet shërbimeve tregtare, në të cilat është e mundshme te respektohen rregullat shëndetësore, të mos kufizohen në ushtrim aktiviteti” shkruhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Konfindustria. Konfindustria vlerëson, se ekonomia shqiptare nuk mund të përballojë pa pasoja shkatërrimtare afatgjata masa kufizuese, qoftë edhe afërsisht të ngjashme me periudhën e 6 mujorit të parë të vitit 2020. Dëmet e plota të pësuara nga ekonomia si pasojë e pandemisë në vitin financiar paraardhës tejkalonin 2 miliard $, buxheti i shtetit pësoi afër 400 milion $ rënie të ardhurash.

 

“Një numër i madh kategorish të biznesit u prekën ashëpër, duke larguar mbi 70 mijë të papunë, përvec papunësisë masive të fshehur dhe të përkohshme. Gjithashtu, shteti shqiptar me paketën e ndihmës më të ulët në rajon provoi, që ndodhet në kushte pamundësie të plotë financiare të mbështesë efektivisht bizneset dhe qytetarët” vijon deklarata. Sipas Konfindustrisë, një mbyllje e dytë do të rrezikonte seriozisht jo vetëm shtimin e pasojave financiare të bizneseve, por para së gjithash do të shkaktonte falimentim masiv me pasoja të paparashikueshme ekonomike e shoqerore deri në nivelin e cenimit te qëndrueshmërisë të sistemit kushtetues të vendit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat