Mesim online per shkollat e mesme ne 7 bashki: Cfare parashikon skenari i trete
Në kuadër të situatës së krijuar nga Covid një ndër vendimet e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte vijimi i mësimit online në 7 bashkitë më të rrezikuara.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në deklaratën e saj për mediat bëri me dija se mësimi online do të vazhdojë në shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz. Mësimi online në këto bashki do të aplikohet nga e enjta e 11 shkurtit deri më 26 shkurt. Çfarë parashikohet në skenarin e tretë të mësimit në shkolla: Mësimi zhvillohet vetëm në distancë, online me platformë të dedikuar akademi.al, në rast se situata e COVID-19 përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, në nivel lokal ose në nivel shkolle.
Në këtë skenar shkolla do të hartojë orarin e shkollës për mësimin në distancë, online me platformë të dedikuar akademi.al. Për të lehtësuar punën e mësuesit, në komunikimin online, klasat me numër të madh nxënësish mund të ndahen me grupe ose mund të realizohet mësimi me të gjithë klasën nëse platforma online e krijon këtë mundësi. Ora e mësimit do të jetë 25 minuta. Mësimi zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Për këtë skenar, udhëzimet për organizimin, udhëzimet metodologjike dhe udhëzimet për vlerësimin e nxënësit i gjeni në kapitujt përkatës në këtë udhëzues./Burimi: abcnews.al