Papunesia ne Shqiperi, ne shifrat me te larta qe nga 2012-ta 20-06-2015
Fillimi i vitit 2015 regjistron numrin më të lartë të punëkërkuesve të papunë të regjistruar, të paktën që nga fillimi i vitit 2012.
Referuar të dhënave administrative të Institutit të Statistikave, vihet re se në tremujorin e parë të këtij viti në zyrat e punës, janë regjistruar 145.478 punëkërkues të papunë, me një rritje prej mbi 5 mijë individësh krahasuar me tre mujorin e fundit të vitit 2014. Krahasuar me tre mujorin e parë të vitit 2012, është rreth 2 mijë persona më shumë.
Ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar ka arritur në 13.3 për qind nga 13.0 për qind që ka qenë në fund të vitit që lam pas. Kjo rritje e numrit të punëkërkuese mund të ketë ardhur për shkaqe të ndryshme, si efektet e krizës, rritja e numrit të emigrantëve të rikthyer, ngadalësimi i ekonomisë, tendenca e bizneseve për të shkurtuar shpenzimet etj.
Një ndër faktorët mund të jetë edhe moratoriumi i ndërtimeve që ka bërë që shumë individë, të punësuar në këtë sektor edhe pse në të zezë, tu drejtohen zyrave të punës. Numri më i lartë i punëkërkuesve është i moshës 16-29 vjeç, që është edhe mosha që konsiderohet si më aktive.
Më të lexuarat
Rusia mbyll një pjesë të kufirit me Europën, bllokon 7 pika hyrëse me Bashkimin Europian Rusia ka mbyllur një pjesë të kufirit të saj me Bashkimin Europian. Me një dekret të firmosur nga kryeministri Mikhail Mishustin, qeveria ruse ka pezulluar për një afat të pacaktuar qarkullimin e personave, automjeteve, mallrave dhe dërgesave tregtare në shtatë pika të rëndësishme
Inflacioni në eurozonë bie më shumë se sa pritej, në 2.8 për qind në qershor Inflacioni i përgjithshëm në 21 vendet që përdorin monedhën euro ra në 2.8% në qershor, nga 3.2% në maj.Inflacioni në eurozonë u ngadalësua muajin e kaluar shumë më tepër se sa pritej, duke ulur më tej presionin mbi Bankën Qendrore Europiane për të rritur sërish normat e
Instituti i Vjenës ul parashikimin për ekonominë shqiptare, ngadalësohet edhe rajoni Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në vitin 2026. Instituti i Vjenës ka ulur parashikimin për rritjen e Shqipërisë në 3.6%, nga 3.9% që vlerësonte në parashikimin veror të një viti më parë. Megjithatë, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me rritjen më të lartë n
ARRSH hap tenderin 14.5 mln euro për Lotin 3 të rrugës Tiranë–Ndroq–Plepa Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur procedurën e prokurimit për projektin “Rikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, Loti 3”, me një fond limit prej 1,36 miliardë lekësh pa TVSH, ose rreth 14.5 milionë euro pa TVSH.Procedura përfaqëson fazën e tret
Nga sot, paga minimale në Kosovë rritet në 500 euro bruto Nga e mërkura, paga minimale në Kosovë do të rritet në 500 euro bruto. Kjo është faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë, pas rritjes në 425 euro më 1 janar të këtij viti. Kjo rritje prek rreth 150.000 të punësuar në sektorin privat.Qeveria në detyrë e Kosovës në muajin
Ekonomia bëhet pesimiste, bie besimi në ndërtim dhe shërbime në qershor Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi shënoi një rënie gjatë muajit qershor, megjithëse niveli i përgjithshëm vijon të mbetet dukshëm mbi mesataren afatgjatë. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u ul me 0.6
Rreth 493 mld lekë jashtë bankave, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë Gati 493 miliardë lekë po qarkullojnë jashtë sistemit bankar, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Pavarësisht digjitalizimit dhe shtimit të pagesave online, përsëri cash-i dominon ekonominë, duke u kthyer në një sfidë për realizimin edhe të programit ‘cashless 2030’
Ibrahimaj: Nga sot nis shpërndarja e bonusit veror, 5 mijë lekë për pensionistët Qeveria ka vendosur të akordojë një bonus veror në vlerën 5000 lekë për pensionistët.Pritet të përfitojnë mbi 777 mijë persona, përfshirë edhe ata me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi llogaritet në rreth 3.7 miliardë lekë.“Vendosëm të akordojmë nj
Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së te fermerët, nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizëm i certifikuar.Në total sipas të dhënave të administratës tatimore, numri i fermerëve të pajisur me NIPT është 113,470.Pas
Rialokohen rreth 17 mld lekë në buxhetin 2026, Malaj: Shtesë për pensionet, pagat, mbrojtjen Nëpërmjet një akti normativ të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi se ndryshimet në buxhet janë rezultat i ecurisë pozitive të ekonomisë gjatë periudhës janar–maj.Ndryshon buxheti i vitit 2026. “Më konkretisht, përmes këtij