Secondary Adv

Lehtesohen masat anti-Covid ne Kosove: Qeveria heq oren policore

Qeveria në detyrë e Kosovës është duke e mbajtur një mbledhje online dhe ka marrë vendime për lehtësim të masave anti-covid në vend.

 

Në mbledhje është vendosur që të hiqet ora policore. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, raporton Gazeta Express. “Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomikë punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjëratave në fakultet, hiqet opsioni online”, u shpreh Baxhaku./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat