Buxheti humbi 280 mln euro nga pandemia: Te ardhurat me renien me te larte
Dalin të dhënat përfundimtare të të ardhurave të mbledhura në vitin 2020.
Në vitin e pandemisë janë tkurrur të ardhurat me 34,7 miliardë lekë ose 281,2 milionë euro krahasuar me vitin 2019. Në total sipas Ministrisë së Financave janë mbledhur 425.6 miliardë lekë, nga 446,5 miliardë që ishte plani për vitin e kaluar pra është regjistruar një rënie prej 20.9 miliardë lekësh. Rënia më e lartë e të ardhurave është regjistruar tek të ardhurat tatimore, të cilat u tkurrën me 7.2. “Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për vitin 2020 u realizuan në masën 219 miliardë lekë, 17 miliardë ose 7.2% më pak se viti i kaluar, si dhe 8.5 miliardë lekë, ose 3.7% më pak se plani i vitit 2020.
Peshën kryesore në mosrealizimin e planit e zë mosrealizimi i Tatimit mbi Fitimin dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale”, thuhet në raportin e ministrisë së financave. Nga ana tjetër shpenzimet në vitin e kaluar u rritën me 9 % për të përballuar nevojat e krijuara nga pandemia COVID-19. “Shpenzimet e përgjithshme publike, për vitin 2020, arritën në 536.3 miliardë lekë, me një realizim në masën 97.6 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 9 % më i lartë ose rreth 44.4 miliardë lekë më shumë”, vijon raporti./Burimi: Shqiptarja.com