Hapet kantieri per uren e re te Tapizes: Ndertohet bypass-i provizor
Ditën e sotme është hapur kantieri për ndërtimin e urës së re të Tapizës.
Lajmin e bëri me dije ministrja e Energjitikës Belinda Balluku, e cila theksoi se aktualisht po punohet për ndërtimin e një bypass-i provizor i cili do të shpërbejë për qarkullimin e automjeteve gjatë kohës që do të realizohen punimet. Balluku gjatë inspektimit të punimeve ishte e shoqëruar nga drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdho. 'Nuk do të ketë asnjë problem për trafikun. Mjetet do të kalojë në këtë rrugë të re dhe do të prishet ura e vjetër dhe do të ndërtohet ura e re.
Jemi për të treguar mënyrën sesi do të aksesohet hyrja e Tiranës për të evituar trafikun. ARRSH në një bashkëpunim shumë të mirë që kemi pasur, kemi arritur të skanojmë gjithë situatën e urave në Shqipëri të cilat janë ndërtuar para 50 viteve të fundit. Pjesa më e madhe urave të dëmtuara ndodhen në zonën e Veriut. Përfitojmë nga rasti se për pak ditë do të kalojmë trafikun nga bypass-it i ri.'- tha Balluku./Burimi: Shqiptarja.com