Ndertimet pa leje: Qeveria ashperson rregullat per legalizimet
Ndërsa procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje po i drejtohet fundit, Qeveria ka përcaktuar rregulla të reja për evidentimin e ndërtimeve pa leje.
Ndërsa procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje po i drejtohet fundit, Qeveria ka përcaktuar rregulla të reja për evidentimin e ndërtimeve pa leje, proces i cili përbëhet nga dy etapa: a) evidentimi në terren i gjendjes ndërtimore; b) evidentimi i faktit nëse ndërtimi përfshihet në fushën e zbatimit të ligjit nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Rregullorja e re përcakton se Evidentimi në terren i ndërtimeve pa leje kryhet nga drejtoritë vendore të ASHK-së, sipas njësisë strukturore “bllok kadastral”.
Procesi i evidentimit në terren i gjendjes ndërtimore përfshin: a) përditësimin e gjendjes ndërtimore dhe hartimin e “skicës fushore” për ndërtimin së bashku me parcelën ndërtimore; b) plotësimin e të gjitha elementeve të aktit të evidentimit, përfshirë edhe funksionin; c) hartimin e genplanit dhe planimetrisë, sipas gjendjes së përditësuar për çdo ndërtim pa leje;
ç) krijimin e hartës së bllokut kadastral me gjendjen ndërtimore të përditësuar, në format elektronik dhe në hard copy; d) dhe plotësimin e bazës të të dhënave të ndërtimeve pa leje me informacionin e përftuar nga përditësimi në terren i gjendjes ndërtimore. “Vetëm pasi të ketë kryer procedurat administrative të mësipërme, së bashku me verifikimet e përcaktruara nga ky vendim, drejtoria vendore e ASHK-së vijon me procesin e legalizimit të ndërtimit”, theksohet në rregulloren e re të Agjencisë Shqiptare të Kadastrës./Burimi: SCAN