Secondary Adv

Importuesit kunder koncesionit te pullave fiskale: Shqiperia ka cmimin me te larte ne BE

Konçesioni i pullave fiskale është korruptiv duke krijuar barrë financiare për bizneset e mallrave me akcizë.

 

Në një moment që kontrata koncesionare me shoqërinë “Sicpa Security Solution” është drejt përfundimit biznesi kërkon rishikim të çmimit për pullat që rezultojnë 10 fish më të larta se në rajon dhe BE.“Ka qenë një nga koncesionet më korruptiv jo vetëm për propagandë por kostoja e vendosur në shërbim të konçesionarit ishte 10 herë më e lartë se vendet evropiane dhe të rajonit”, ka thënë ai. Përparim Tushaj konsulent në industrinë e duhanit shprehet se konçesioni është një monopol që ka dështuar pasi ka ndikuar në shtimin e kontrabandës së mallrave që trajtohen me akcizë.

 

“Importet legale kanë ulje dhe ky koncesion nuk e ka arritur qëllimin e tij. Përveç të tjerave është dhe ilegaliteti në biznesin e duhanit”, ka thënë Tushaj. Biznesi ankohet se në 10 vite janë detyruar që të paguajnë rreth 250 mln euro vetëm për këtë shërbim. Tushaj thekson se  ende nuk kanë marë një përgjigje konkrete nga institucionet e linjës.

 

11 importues i janë drejtuar me anë të një letre kryeministrit Edi Rama, ministres së financave Anila Denaj dhe ministrit të Sipërmarrjes Eduard Shalsi ku i kërkojnë që të ulë çmimin e pullave fiskale. Produktet që kanë detyrim pajisjen me pullë fiskale janë duhani, alkooli, birra dhe produktet farmaceutike. Vendosja e pullës është një element për të vërtetuar që malli nuk është kontrabandë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat