Rindertimi ne Tirane- Veliaj: Ne mars fillon riparimi i pallateve te demtuara
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranë Eron Veliaj po zhvillojnë një bashkëbisedim me qytetarët e kryeqytetit.
Kreu i bashkisë u pyet nga një qytetarë në lidhje me procesin e Rindërtimitm, për dy lagjet e reja që do të ndërtohen do të jenë në lagjen 5 Maj dhe në Kombinat, dhe sipas Veliajt do të jenë me standarde shumë të mira. Veliaj po ashtu tha se në muajin mars do të filloj riparimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti me fondet e bashkisë. 'Në disa raste ja vlen rigrupimi, duke i afruar afër shërbimeve. Këtë gjë po e bëjmë në Vaqarr, në Baldushk. Kjo është për pjesën rurale. Në pjesën urbane që janë dy lagje. E paimagjinueshme, do të thotë që vetëm ideja e lagjes së re a kush do të shkojë në lagje të reja i ka rënë bingoja.
Sipas kalkulimeve tona prona është rritur me 11% të vlerës në Tiranë. Në mars do të fillojmë me riparimin e pallateve me fondin e bashkisë së Tiranë.'- tha Veliaj. Nga ana tjetër kreu i qeverisë tha se banesat e reja do të jenë shumë më të mira se në banesat aktuale, ku qytetarët jetojnë. ”Unë besoj që është e natyrshme që secili të ketë atë ngurrimin që nga një shtëpi që e ka jetuar në një pallat, për shumë vite dhe është mësuar me atë destinacion, me atë komunitet të s’postohet në një shtëpi tjetër ku ndërtohet një lagje krejt e re.
Të gjithë ata që do të hyjnë në lagjet e reja, do të ndjehen shumë më mirë. Në një kuptim, fatkeqësia do të kthehet në mundësi më të madhe për të pasur kushte shumë më të mira, jo vetëm sa i përket apartamenteve por gjithë zonës, lagjes, mjedisit përreth. Lagjet e reja që ndërtohet tërësisht nga e para, na japin mundësinë që qysh në projekt e themele të planifikojmë çdo gjë që i përket një lagjeje, me standardet më të mira.
Duke pasur afër shërbimet esenciale, kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Sigurisht duke pasur edhe përmasat e sipërfaqes së gjelbër, më të madhe se sa aty ku ka goditur tërmeti. Ajo që po bëjmë në të gjitha qytetet e goditura, është që aty ku është e mundur dhe ka arsye për të rindërtuar pallatin aty ku është prishur, kjo bëhet. Në Durrës po ndërtohet një numër i caktuar pallatesh, ndërsa ty ku nuk ia vlen ,për vetë cilësinë e mjedisit, banorëve i jepet mundësia për një shtëpi të re e lagje të re.”- tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com