Ngricat pushtojne vendin, ARRSH: Keto jane akset me problematike
ARSH ka dhënë një informacion të përgjithshëm sa i përket situatës së akseve rrugore, zonat që paraqiten problematike dhe rrugët ku duhet përdorur patjetër zinxhirët.
“Reshjet e borës kanë pushuar, por temperaturat janë shumë të ulëta, të cilat kanë favorizuar krijimin e shpejtë të akullit në zona të veçanta pavarësisht kriposjes.
Rajoni verior
Rekomandohem me zinxhirë:
Bicaj -Bushtrice K.Domaj -Draje Rec Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë)
Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë)
Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë)
Qafë Mali-Fierzë
Rrugët ku po punohet për pastrimin e rrugës:
Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë
Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.
Rajoni qendror
Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:
-Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik
Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore
Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.
Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruhet në njoftim./Burimi: Shqiptarja.com